Duket që Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo nuk kanë limite.
Të dielën në Japoni ylli madrilen mbylli vitin 2016 me një 3 golësh spektakolar duke i dhënë Real Madridit dhe Botërorin e Klubeve.
Kjo kupë ka nderin të ulet përkrah të tjerave me kupën e Champions League dhe Euro 2016 që futen në listën e trofeve të fituara këtë vit nga Cristiano Ronaldo, duke mos harruar dhe Topin e Artë.
Deri më tani, asnjë futbollist nuk ka grumbulluar kaq shumë trofe në një vit dhe duke qenë se kjo gjë vjen në një kohë kur “ekziston” dhe Lionel Messi e bën atë edhe më të veçantë.
Në Yokohama, Ronaldo i dha Los Blancove titullin kampion, u tregoi kundërshtarëve dhe jo vetëm se sa i rrezikshëm ishte dhe mbi të gjitha forcoi statusin e tij si lojtari më i mirë në botë.
Vitin tjetër, Ronaldo ndoshta nuk ta kishte menduar që të hiqte dorë po çmimet nuk e tregojnë këtë gjë.
Ai gjithashtu është favorit për të fituar çmimin “Më i miri”, që është një formë e “Topit të Artë” e dhënë nga FIFA, e cila ndjek atë zyrtarin France Football.
Duket që për Cr7 ky vit do të jetë sensasional e ku do t’i marr të gjitha trofetë e mundshme.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com