Cristiano Ronaldo nuk njeh limite, vendos rekord absolut në kontinentin e vjetër

Cristiano Ronaldo nuk njeh limite, vendos rekord absolut në kontinentin e vjetër

Cristiano Ronaldo nuk njeh limite edhe pse pas pak mujash do të mbushë 35-vjeç. Fituesi i 5 herë topit të artë në ndeshjen eliminatore të ‘Euro 2020’ të Portugalisë ka realizuar tre gola kundër Lituanisë në fitoren 1-5, duke vendosur një rekord absolut europian.

Ronaldo është bërë futbollisti europian më me shumë gola në kualifikuese, duke arritur kuotën e 24 golave dhe duke lënë pas Roi Kin, legjendën e Irlandës, me 23 gola. Për më tepër portugezi është në pritje edhe të një tjetër goli nën emrin e tij në këtë sfidë, pasi vlerësohet nga UEFA nëse ishte autogol apo jo.

Përsa i përket Portugalisë fitorja në transfertë kundër Lituanisë e mbanë në vendin e dytë, 5 më pak se Ukraina e vendit të parë që ka një ndeshje më shumë. Ndërkohë në këtë grup, grupin B, në garë për t’u kualifikuar është edhe Serbia.

Këta të fundit pas humbjes me Portugalinë tre ditë më parë kanë ndryshuar faqe ndaj Luksemburgut duke fituar me shifrat 1-3 në transfertë. Ky rezultat i jep mundësinë Serbisë të renditet në vendin e tretë në grup me 7 pikë, 1 më pak se Portugalia e vendin të dytë, me ndryshim se Serbia ka një ndeshje më shumë.
 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë