Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest humanitar duke dhuruar 600 mijë euro për një fondacion që iu vjen në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta. Portugezi ka shitur një kopje të Topit të Artë dhe shumën e fituar e dhuroi për dëshirat e fëmijëve të sëmurë rëndë.
Gjithçka ka ndodhur në një ankand të vitit 2017, me Ronaldon që kishte bërë një kopje thuajse identike të Topit të Artë të fituar në 2013. Fondacionit Make A Wish (Shpeh një dëshirë) iu dhuruan të gjitha të ardhurat për të ndihmuar fëmijët që janë në gjendje të rëndë.
Ky fondacion plotëson dëshirat e vogëlushëve që vuajnë, me Ronaldon që ka bërë një gjest për t'u vlerësuar. Lajmi është bërë publik gjashtë vite pas dhurimit, me CR7 që nuk ka dëshirë t'i publikojë ndihmat që jep për personat në nevojë.