Crotone ka arritur të marrë një barazim me shumë vlera, jo vetëm për të, por edhe për Inter-in, që tani do të luajë një finale me Lazio-n në Olimpico për të vendosur se kush do të luajë në Champions League.
Ishte Lulic ai që zhbllokoi rezultatin për vizitorët në minutën e 17’ me një penallti të ekzekutuar në mënyrë të përsosur.
Por Crotone rifutet në lojë me golin e Simy në minutën e 2’. Pas golit të pësuar, Lazio krijon dy mundësi të arta për të rimarrë avantazhin, por Caiceido dhe Lucas Leiva tregohen të pasaktë.
Pas pushimit miqve u shtohet presioni teksa Crotone luan për të qëndruar në Serie A dhe në minutën 61’ çmend stadiumin Ezio Scida me golin e Ceccherini-t.
Me këtë rezultat luan edhe Inter, që ka shpresa tani për një vend në Champions. Por Lazio nuk dorëzohet dhe del në sulm për të shënuar golin e barazimit 2-2 që vjen në minutën e 84’ falë një nga lojtarëve më të mirë të këtij sezoni Milinkovic-Savic.