Crowford: Çdo vezë e hedhur në
Kuvend, largon investimet e huaja

Crowford: Çdo vezë e hedhur në<br />Kuvend, largon investimet e huaja
Stabiliteti politik, klima e biznesit, e ccështja e pronës janë faktorët kryesorë që mbajnë larg investimet e huaja në Shqipëri. Në një intervistë për Report TV, Mark Crawford, Presidenti i Dhomës Amerikanë të Tregtisë analizon klimën e biznesit në vendin tonë, dhe qëndrimin e kompanive amerikane ndaj aksionit kundër evazionit, ashpërsimit të gjobave ndaj biznesit, apo regjistrimin e detyrueshëm në Dhomën shqiptare të Tregisë.

Sipas tij çdo vezë e hedhur në Kuvend e çdo përplasje e ashpër politike, rrit çmimin e investimeve e ul gjasat që investitorët serioze të vijnë në Shqipëri.

Edhe çdo vezë që hidhet, domethënë përqindja e interesit shkon në pikën më të lartë, kështu që sa më qetësi. Unë nuk them që të mos bëjnë përplasje”, u shpreh Crowford. 

Për problemet me titujt e pronësisë, Crowford thotë se është e domosdoshme krijimi i një harte ku së paku të pasqyrohen ato sipërfaqe që nuk janë subject mbivendosjesh e përplasjesh gjyqësore, të cilat mund të përdoren për investime.

"Unë do filloja me dixhitalizimin e pronave dhe tokave në shqipëri. Nëse ka shumë copë toke që janë në diskutimë dhe gjykatë të bëhen me shenjë të kuqe por të ketë diçka të ditur dhe publike që të thotë që këtu është jeshil, këtu është e verdhë dhe këtu e kuqe që investitorët të dinë ku të shkojnë", thotë kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Mark Crawford.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara

Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara