Crown Agents financon mbjelljen e 700 fidanëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta Crown Agents financoi sot mbjelljen e 700 fidanëve pishë e butë deti, në Parkun Kombëtar Divjakë - Karavasta.
Fidanët u mbollën nga rreth 50 vullnetarë të mbledhur për këtë rast, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Lushnje dhe Bashkinë e Divjakës , përfshirë edhe një pjesë të stafit të kompanisë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtori i Programit të Crown Agents, David Smith, si edhe Drejtori i Agjencisë për Zonat e Mbrojtura, Zamir Dedej.
Në fjalën e tij të hapjes, Smith theksoi parqe të tilla duhet të mbrohen dhe të zhvillohen me ndihmën e të gjitha palëve.
Ndërsa kreu i Agjencisë për Zonat e Mbrojtura, Dedej duke vlerësuar kompaninë Crown Agents për financimin dhe organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, ftoi edhe aktorë të tjerë që të luajnë një rol aktiv në mirëmbajtjen e zonave të mbrojtura turistike të vendit.
Këto pisha u mbollën në kuadër të Komponentit të përgjegjësisë sociale të kompanisë tonë, me synim kryesor reduktimin e impaktit që ka në mjedis emetimi i gazit të dioksidit të karbonit nga
automjetet e grupeve të përbashkëta operative Doganë-Crown Agents, të cilat, ashtu sikurse e përmendi edhe Smith, lëvizin në të gjithë territorin e vendit çdo ditë, gjatë 52 javëve të vitit.
Njëkohësisht, edhe për të kontribuar në pyllëzimin e këtij parku kombëtar dhe reduktimin e efektit të erozionit nga deti.
Crown Agents planifikon të ndërmarrë iniciative të tjera të njëjta apo të ngjashme në të ardhmen, të cilat synojnë jo vetëm të japin një kontribut modest për çështje të ndryshme sociale që prekin shoqërinë shqiptare, por edhe të rrisin ndërgjegjësimin për sa i përket përgjegjësisë sociale të sipërmarrjeve./atsh/
/Shqiptarja.com