Çrregullimet e gjumit te fëmijët, ja si t’i dalloni simptomat

Çrregullimet e gjumit te fëmijët, ja si t’i dalloni simptomat

Të vegjlit ashtu si të rriturit mund të vuajnë nga çrregullimet e gjumit. Për të dalluar nëse fëmija juaj ka një problem të tillë, më poshtë po ju listojmë disa nga simptomat e çrregullimit të gjumit tek fëmijët.

Frymëmarrja e çrregulluar nga gjumi mund të prekë edhe fëmijët . Fëmija që vuan prej saj gjatë ditës mund të jetë i pavëmendshëm, i shqetësuar , mund të marrë frymë me gojë hapur ose të ketë frymëmarrje të zhurmshme dhe hundë të bllokuar , me vështirësi në zgjim dhe dhimbje koke në mëngjes dhe reduktim të performancës në shkollë.

Gërhitja e zakonshme
Çrregullimet e frymëmarrjes së natës janë një grup patologjish, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me grupmoshat parashkollore, nga 2 deri në 5 vjeç. Gërhitja e zakonshme është më e shpeshta. Zakonisht  shfaqet më shumë se 3 netë në javë për të paktën 2 muaj. Shpesh nënvlerësohet, sepse konsiderohet e trashëguar nga prindërit. 

Zgjime të çrregullta
Një çrregullim tjetër është sindroma e rritjes së rezistencës së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes , në të cilën zhurma e ngjirur "shoqërohet me zgjime  të përsëritura që pengojnë arritjen e gjumit të thellë dhe japin ndjesinë e mungesës së gjumit sa duhet .

Apneat obstruktive(ndërprerja e frymëmarrjes gjatë gjumit)
Ajo prek 2-3% të fëmijëve dhe konsiston në episode të përsëritura të obstruksionit të pjesshëm ose total të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes . Apnea  mund të sjellë komplikime të tilla si hipertensioni dhe dëmtimi i zemrës, shpërqendrimi, ndjeshmëria, reagimi ndaj komandave, humbja e kujtesës ,luhatjet e humorit . Në një nivel metabolik, nxitet rezistenca ndaj insulinës dhe shtimi në peshë.
Përveç këtyre simptomave prindërit duhet të konsultohen gjithashtu edhe me një mjek pediatër  për të dhënë diagnozën e saktë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive