I rrethuar nga qindra fansa të cilët e përshëndesnin, e fotografonin dhe brohorisnin për të, Tom Cruise ka dhuruar spektakël ditën e djeshme në Los Angeles.

Aktori bukurosh është dukur mjaft elegant veshur me një kostum në ngjyrë gri, në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit më të ri ku është protagonist “Oblivion”.

cruise

Edhe pse mban 50 vjet mbi supe Tom është dukur si një adoleshent mjaft energjik dhe i qeshur.

Ai nuk ka kursyer autografët e shumtë për fansat e tij, madje është fotografuar duke puthur dorën e një prej adhurueseve femra, duke treguar se është një mashkull mjaft xhentil.

cruise

Përveçse me fansat Cruise pozoi për fotografët edhe përpara posterit të filmit, duke u dukur mjaft elegant.

cruise

“Oblivion” është një film fantastiko-shkencor, ku Tom ka një rol të rëndësishëm.

(b.t/shqiptarja.com)