Aktorja e njohur dhe simpatike e “Apartamenti 2 XL” Cubi Metka, tha për emisionin “Rreze Dielli” mëngjesin e sotëm se në çdo vend pune që të jesh është pak e vështirë përshtatja në fillim. Megjithatë ajo pohon se stafi i 2XL e ka mirëpritur dhe shumë shpjet është ndjerë mirë krah tyre.
Unë kam patur fatin të jem me çunat që në fillim. Është pak e vështirë të pranosh personazhet e rinj. Kjo gjë ka ndodhur edhe me mua, dhe e kam vuajtur këtë gjë. Se çunat ishin mësuar vetëm, emri im është pak i vështirë. Pa diskutim që ne ritemi dhe jemi konsoliduar. Edhe nëse ikën Eljona psh, njerëzit do thonë ku shkoi?
Cubi Metka, aktore
Cubi tregon gjithashtu se ka qenë shumë vajzë çapkëne dhe “zihej” me të gjithë , por me kolegët e “ Apartamenti 2XL”nuk ka debatuar ndonjëherë. Me të qeshura pranon se Juli është ai me të cilin ka diskutuar ndonjë herë , por që ai tashmë ka ndryshuar, kurse Visjan Ukcenaj është pak kokëfortë.
Në momentin që punon në grup duhet që të përshtatesh, të lësh ca gjëra mënjanë, pa ndryshuar karakterin tënd. Unë jam përpjekur të jem e menaxhueshme, që të ruaj marrëdhëniet. Cuditërisht unë nuk jam zënë asnjëherë që të shkoj deri në debate. Me Jul Dedën jam zënë, por i kemi thënë gjërat hapur. Edhe Juli është zbutur, nuk është siç ka qenë që në fillim. Visjani është pak natyrë që i do gjërat siç i do ai. Është pak kokëfortë, por do zbutet dhe ai.
Cubi Metka, aktore