Çuçi: Anëtarët e 'MEK' thyen marrëveshjen me qeverinë shqiptare! Askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimin e gjykatës për kontroll

 

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar ditën e sotme se operacioni i SPAK në kampin e Muxhahedinëve në Manëz është nisur duke u bazuar në shkeljet që anëtarët e organizatës MEK kanë bërë ndaj marrëveshjes që kanë me qeverinë shqiptare.

Ai tha se anëtarët e organizatës duhet vetëm të zbatojnë urdhrin e gjykatës për kontrollin e policisë dhe jo të bënin atë lloj reagimi. Çuçi shtoi se iranianët kanë shkelur kodin e mikpritjes së shqiptarëve.

“Duhet të biem dakord që jo vetëm është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri por edhe një lloj thyerje e kodit të mikpritjes që ne u kemi ofruar atyre. Që të jemi të qaartë, organizata MEK ka marrëveshje me qeverinë shqiptare për t’u strehuar në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Atyre u ndalohet të kryejnë çdo lloj aktiviteti politik. Herë pas here kemi pasur shqetësime për mosrespektimin e marrëveshjes. Kanë qenë publike aktivitetet politike të tyre por kjo tashmë kohët e fundit, ka tërhequr vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme të SPAK që ka filluar më shumë se një çështje penale lidhur me këtë gjë. Ashtu siç duhet të veprojë çdo institucion ligjzbatues në Shqipëri SPAK-u kur ka pasur dyshime i është drejtuar gjykatës për të bërë një kontroll brenda kampit që është territor shqiptar si gjithë të tjerat. GJKKO mori vendimin brenda gjithë ligjeve për kontrollin dhe konfiskimin e pajisjeve.  Askush në Shqipëri, përfshirë edhe anëtarët e organizatës së MEK që janë strehuar për qëllime humanitare, nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendime e gjykatës. Prandaj ndjehem i keqardhur për këtë reagim të shumë prej anëtarëve të kësaj organizate ndaj policisë së shtetit”- shkruan Çuçi.


Lajmi kryesor:

Kontrollet në MEK, Rrumbullaku: Revolta e muxhahedinëve e dhunshme, kur zbuluam 17 godina me servera! Çuçi: S’u prek njeri me dorë, lënduan 15 policë


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja