Kontrollet në MEK, Rrumbullaku: Revolta e muxhahedinëve e dhunshme, kur zbuluam 17 godina me servera! Çuçi: S’u prek njeri me dorë, lënduan 15 policë

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat sqaruan ditën e sotme se çfarë ndodhi brenda kampit të MEK në Manzë të Durrësit, pas revoltës së anëtarëve te opozitës iraniane të cilët kundërshtuan kontrollin që ushtruan efektivët e policisë me urdhër të SPAK. 

Ministri bëri të qartë, se anëtarët e opozitës iraniane kanë shkelur marrëveshjen që kanë nënshkruar me qeverinë shqiptare në vitin 2014, sipas së cilës në vendin tonë do strehohen vetëm për qëllime humanitare. Ai thekson se anëtarëve të MEK iu ndalohet të kryhen çdo lloj aktiviteti tjetër politik dhe bën të qartë që SPAK ka pasur të dhëna dhe indice se brenda kampit ishte ngritur një bazë severash, dhe me vendim të gjykatës sot është ushtruar kontrolli, ku kanë marrë pjesë rreth 1 mijë efektivë.

“SPAK kur ka pasur indice për këtë, i është drejtuar gjykatës, për të bërë një kontroll brenda kampit, që është territor shqiptar, s’ka asnjë dallim me pjesën tjetër, dhe gjykata ka marrë një vendim brenda ligjeve. Këtu fillon edhe veprimi i policisë, që lidhet direkt me zbatimin e vendimit të gjykatës për kontroll në gjithë territorin ku strehohen anëtarët e MEK për të bërë sekuestrimin e pajisjeve që dyshohen", tha Ministri. 

I prerë u tregua Çuçi teksa tha se një vendim gjykate nuk mund të kundërshtohet nga askush, dhe se anëtarët e MEK duhet të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar, pasi ai territor nuk është pronë e tyre, por i Shqipërisë.

“SPAK kur ka pasur indice për këtë, i është drejtuar gjykatës, për të bërë një kontroll brenda kampit, që është territor shqiptar, s’ka asnjë dallim me pjesën tjetër, dhe gjykata ka marrë një vendim brenda ligjeve. Askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimet e gjykatës, janë vetëm për t’u zbatuar”, tha Çuçi.

Kryepolici Rrumbullaku shpjegoi fillimisht se drejtuesit e MEK kanë pranuar të ushtrohet kontrolli nga efektivët e policisë, ndërsa nuk kanë pranuar të lexojnë urdhrin e gjykatës. Gjatë kontrollit të ushtruar, Rrumbullaku thekson se policët arritën të zbulojnë në 17 godina të kampit baza serverësh. Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, dy tableta dhe materiale shkresore.

Pikërisht në këtë moment, Rrumbullaku thekson se ka nisur revolta e dhunshme e muxhahedinëve, për të cilët thotë se disa tentuan të djegin edhe serverët e dokumente të tjera, që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Kjo vërtetohet edhe nga pamjet e filmuara me dron nga policia gjatë operacionit, ku anëtarë të kampit shihen me qese të zeza në duar dhe tentojnë të djegin shkresa. 

“Ishte revoltë e dhunshme. Bllokuan mjetet policore. Kemi kërkuar leje nga prokuroria për të vënë në dispozicion të gazetarëve pamjet. Do i shikoni me sytë tuaj. Policia nuk ka ushtruar nuk ka ushtruar dhunë. Vetëm ka përdorur spraj individual dhe pjesa tjetër ka qenë spostimi dhe hapja e rrugës për mjetet policore”, tha Rrumbullaku.

Rrumbullaku dhe Çuçi theksuan se efektivët e policisë nuk prekur asnjë person me dorë, ndërsa dënuan ashpër dhunën e ushtruar nga muxhahedinët kundrejt policëve. Rrumbullaku thotë se policët kanë përdorur vetëm spraj, pasi anëtarët e MEK kanë bllokuar lëvizjen e makinave dhe forcave policore, gjë që shihet edhe nga pamjet e publikuara ku anëtarë të Kampit MEK janë shtrirë para mjeteve të policisë. Kreu i Policisë së Shtetit tha se 15 efektivë mbetën të lënduar, si edhe 21 anëtarë të kampit MEK.

Për personin që ka vdekur brenda kampit, për të cilin muxhahedinët pretendojnë se e ka vrarë policia, Çuçi hedh poshtë çdo pretendim dhe garanton se nuk është aspak e vërtetë që është shkaktuar nga policët, ndërsa thotë se po presin edhe ekspertizën. Report Tv, përmes burimeve ka mësuar se shkak i vdekjes u bë një atak në zemër.

“E paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë ndaj Policisë së Shtetit. Për personin që ka vdekur në kamp, iu garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Ai është një burrë i moshuar, në mos gaboj 76, ose 79 vjeç. Vdekjet brenda kampit ndodhin rëndom sepse është një komunitet që ka krijuar jetën aty dhe është fenomen i natyrshëm”, theksoi Çuçi.

Ministri hodhi poshtë aludimet e opozitës iraniane se kontrolli u ushtrua me urdhër të Iranit, duke thënë se këto akuza për konsum politik. Ndërsa sqaroi se përkundër zhvillimeve te sotme, marrëveshje për strehimin do të vijojë. I pyetur nëse u koordinuan me ndërkombëtarët për kontrollin e sotëm, Çuçi tha prerë se s’a koordinim për urdhër të Gjykatës së shtetit shqiptar, pasi ai vetëm zbatohet.

Në fund, kryepolici Rrumbullaku sqaroi se të gjithë anëtarët e Mek që kanë ushtruar dhunë ndaj policëve janë identifikuar dhe se do të zbatohen edhe urdhër ndalimet për ta, por edhe për drejtuesit e kampit MEK që nuk bashkëpunuan me policinë për të zbatuar urdhrin e gjykatës. Përveç procedimit të SPAK prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim lidhur me atë çfarë ndodhi sot brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
Rrumbullaku: Pati revoltë të dhunshme brenda kampit MEK! Identifikuam dhunuesit e policisë, do dalin urdhërndalimet

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamed Rrumbullaku tha se brenda kampit ka pasur revoltë të dhunshme të muxhahedinëve të cilët kanë sulmuar policët dhe bllokuar mjetet e tyre. Nga ana e saj policia ka përdorur vetëm spraj.

Rrumbullaku shtoi se i kishte kërkuar leje prokurorisë për të vënë në dispozicion të gazetarëve dhe të publikut pamjet e filmuara me dron dhe të kamerave që efektivët kanë pasur në trup, si provë se muxhahedinët kanë ushtruar dhunë ndaj policisë dhe jo e kundërta

“Ishte revoltë e dhunshme. Bllokuan mjetet policore. Kemi kërkuar leje nga prokuroria për të vënë në dispocizion të gazetarëve pamjet. Do i shikoni me sytë tuaj. Policia nuk ka ushtruar nuk ka ushtruar dhunë. Vetëm ka përdorur spraj individual dhe pjesa tjetër ka qenë spostimi dhe hapja e rrugës për mjetet policore.

Gjithashtu ai tha se do të dalin urdhërndalime për anëtarët që ushtruan dhunë dhe drejtuesit që nuk bashkëpunuan.

“Kemi identifikuar personat e përfshirë në sulmin ndaj policisë. Përkundrejt identifikimit dhe pamjeve, policia e ka pasur të gjithë zonën nën monitorim me dron. Do dalin masat e ndalimit për personat e përfshirë në dhunë edhe për drejtuesit që nuk bashkëpunuam për çështjen. Janë konstatuar veprime nga ana e individëve të veçantë për të asgjësuar dhe larguar ato çka kërkohej mbi bazën e vendimit të gjykatës."

Ora 17:57
Pati koordinim me SHBA për aksionin në kampin e MEK? Çuçi: S’kishim çfarë diskutonim, duhet të zbatonim vendimin e gjykatës

 

I pyetur për koordinimin me aleatët ndërkombëtarë sa i takon aksionit të zhvilluar ditën e sotme në kampin e MEK, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se nuk ka pasur asnjë lloj koordinimi duke qenë se vendimi i gjykatës është i padiskutueshëm dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar.

“Jemi shtet i pavarur dhe në momentin që ka një vendim gjykate ajo nuk konsultohet me asgjë në botë, ai është vendim që duhet zbatuar. Nuk ka vend fare për të diskutuar me dikë apo jo. Ne zbatojmë rëndomtë edhe vendime gjykate që ndoshta vetë nuk na pëlqejnë por i zbatojmë sepse kështu është, nuk ka si të jetë ndryshe. Pas aksionit të policisë komunikimi me partnerët ne jemi me komunikim të vazhdueshëm për shumë gjëra, por lidhur me këtë nuk ka arsye. Sepse është vendim gjykate. Ndihemi të fyer në lidhje me reagimet e anëtarëve të MEK”- tha Çuçi.

Më tej ai tha se janë ndërmarrë të gjithë hapat për krijimin e një strukture profesionale të sigurisë kibernetike dhe se ky është një proces i ndërmarrë prej kohësh dhe nuk lidhet me aksionin e fundit.

Ora 17:57
Kontrollet në kampin MEK, Rrumbullaku: Muxhahedinët tentuan të asgjësonin dokumente! I sekuestruam dhe do ekzaminohen

 

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se disa individë në kampin e muxhahedinëve kanë tentuar të djegin disa dokumente të cilat janë sekuestruar dhe do të ekzaminohen

“Janë konstatuar veprime nga ana e individëve të veçantë për të asgjësuar dhe larguar ata dokumente që i interesonte. Ata janë dokumente të gjuhës së tyre që po ekzaminohen" 

Ora 17:52
Pretendimet e MEK se kontrolli i Policisë u krye me urdhër të Iranit, Çuçi i prerë: Aludim për konsum politik

1687276289_cuci.jpg

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është treguar i prerë kundrejt aludimeve të kampit MEK se kontrolli i ushtruar ditën e sotme nga Policia e Shtetit është marrë me urdhër të Iranit. Çuçi tha se është nhjë aludim keqdashës për konsum politik, ndërsa theksoi se Shqipëria i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Me nuk kemi pasur asnjëherë probleme me shtete, qoftë fqinj apo vende të tjera. Ne jemi vend paqësor. Gjithmonë e të sigurt në hapjen tonë, për këdo që aludon se ne mund të jemi shtrënguar për këto veprime nga vende të tjerë, qoftë këtu edhe nga Irani, është pretendim i paargumentuar, se qeveria shqiptare nuk është ajo që kaq ndërhyrë në kampin e MEK, por gjykata që ka urdhëruar ndërhyrjen. Është shumë i qartë qëndrimi ynë ndaj regjimit të Iranit, vjeshtën e vitit të kaluar kemi ndërprerë edhe marrëdhëniet diplomatike. Aludimet janë keqdashëse dhe vetëm për konsum politik. Veprimet ndaj efektivëve janë të patolerueshme, ata janë në Shqipëri me angazhimin që s’do kryejnë asnjë aktivitet politike, asnjë protestë dhe do zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar. Ne i kemi plotësuar detyrimet tona ashtu siç ne dimë ta bëjmë në bazë të kodit tonë të mikpritjes. Madje unë i kam lënë një person përgjegjës nga ministria në mënyrë që të jetë pranë për çdo lloj halli dhe problemi që mund të kenë me çdo zyrë apo institucione në Shqipëri. Thyerje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes që ne kemi bërë me ta.

Ora 17:46
Kontrollet në kampin MEK, Çuçi sfidon Këshillin e Muxhahedinëve në Paris: Verifikoni kamerat, policia nuk ka prekur asnjë me dorë

 

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mohoi kategorikisht që të ketë pasur dhunë nga policia e shtetit ndaj muxhahedinëve madje sfidoi dhe këshillin e muxhahedinëve në Paris të marrë dhe kamerat të verifikojë pamjet.

"Duam ti bëjmë të qartë këshillit të muxhahedinëve në Paris se nuk  ka pasur dhunë në asnjë moment. Ka ndodhur e kundërta. Ata kanë rezistuar veprimeve të policisë. Ta kenë të qartë ata dhe çdo njeri që vendimet e gjykatës nuk diskutohen dhe as nuk kundërshtohen. Ata nuk pranonin as ta merrnin e ta lexonin" 

Çuçi i kërkoi Këshillit të Muxhahedinëve në Paris të tërheqë mbrapsht deklaratën.

“Të tërheqin mbrapsht deklaratën se nuk ka pasur dhunë. Të marrin dhe kamerat, nuk ka pasur as prekje me dorë nga policia“ tha ministri

Ora 17:40
Çuçi: Marrëveshja për strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane do vazhdojë, por nëse qëndrojnë këtu do zbatojnë ligjin shqiptar

 

I pyetur nëse është menduar një prishje e marrëveshjes për strehimin e muxhaedinëve për qëllime humanitare, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se marrëveshja do vazhdojë, por anëtarët e opozitës iraniane duhet ta kenë të qartë se duhet të zbatojnë ligjin shqiptar sipas vetë marrëveshjes që ata kanë nënshkruar me qeverinë.

“S’kemi menduar të prishim marrëveshjen. Nëse ata do rrinë dhe i mbeten marrëveshjes përse qëllimet humanitare. Ne sot ajo që ndodhi ka të bëjë me zbatimin e një vendimi të gjykatës. Marrëveshja do vazhdojë, por sigurisht që duhet të ketë një reflektim nga ata në lidhje me sjelljen ndaj institucionet shqiptare dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri. Me veprimet që bënë sot treguan se nuk janë gati të zbatojnë ligjet. Marrëveshja vazhdon, do i mbrojmë përderisa kemi marrë përsipër këtë gjë por presim edhe reagimin e tyre në lidhje me marrëveshjen që ata vetë e kanë nënshkruar kështu që duhet ta zbatojnë”, tha Cuçi.

Ora 17:36
Aksioni në kampin e MEK, Rrumbullaku: Janë dëmtuar 15 policë! Sekuestruam pajisje që muxhahedinët tentuan t’i digjnin

 

Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku tha se gjatë operacionit në kampin e MEK policia ka sekuestruar 96 njësi kompjuterike të cilat po tentoheshin të digjeshin nga ana e drejtuesve të organizatës së muxhahedinëve.

“Janë sekuestruar 96 njësi komputerike, 46 laptopë, karta memorie që tentuan të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK. Gjatë kohës që kryenim veprimet, drejtues të MEK më kanë bërë me dije se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor që kishte ndërruar jetë. Ju sigurojmë që pas daljes së ekspertizës mjekoligjore do të nxirrni konkluzionin tuaj. Vendimi i GJKKO vjen si pasojë e veprimeve që bien ndesh me marrëveshjen e firmosur nga MEK me qeverinë shqiptare”- tha Rrumbullaku.

Ora 17:34
Kontrolli në kampin MEK, Rrumbullaku: Muxhahedinët bënë rezistencë kur zbuluam serverat dhe pajisje kompjuterike në 17 godina

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rrumbullaku tregon se çfarë ka ndodhur sot në kampin MEK. Ai thotë se në 17 objekte janë gjetur salla serverësh dhe pajisje kompjuterike. Në këtë moment ka nisur dhe rezistenca

"Në orën 08:00 së bashku me disa drejtues policie të nivelit të lartë thirrëm në takim dhe na janë poërgjigjur në takim të 6 drejtuesit kryesorë të kampit MEK. Për një orë u kemi treguar kontrollin dhe qëllimin që motivohej në vendimin e gjykatës. Gjetëm mirëkuptimin  tyre për momentet e para. Pas takimit zyrtar u adresuam  në hyrje të kampit dhe kërkuam hapjen e portave.

Ai është territori totalisht shqiptar dhe aspak pronë e tyre. Kemi hyrë në ambientet e territorit. Ka nisur faza e kontrollit. Për dy orë, për shkak të numrit të madh të objekteve, pasi nga ana jonë u konstatuan paligjshmëri, sa i takon evidentimit të sallave të serverëve dhe pajisjeve kompjuterike gati në 17 objekte nisi një rezistencë e organizuar e të gjithë rezidencës së kampit Mek duke u përballur me policinë dhe mos lejuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Pas këtij momenti nga ana e forcave të policisë është kaluar në vetëpërmbajtje ekstreme. Në asnjë rast nuk është përdorur dhunë."

 Në kampin MEK janë 127 objekte në një territor 38- -40 ha.

Ora 17:33
Kontrolli në MEK, Bledi Çuçi: Dhuna e muxhahedinëve ndaj policisë e patolerueshme

 

Ministri i Brendshëm Bledi Cuci në një konferencë për mediat foli për kontrollin e ushtruar nga Policia e Shtetit në kampin MEK. Çuçi e quajti të patolerueshme dhunën që ata kanë ushtruar ndaj policisë së shtetit.

Për të sqaruar disa aspekte në kontrollin që është ushtruar sot në MEK. Dua t’iu them që ndihem i keq ardhur edhe madje i indinjuar me reagimin e anëtarëve të organizatës MEK ndaj policisë së shtetit gjatë aksionit. Ndihem i keqardhur se Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Iu ka ofruar ndihmë, siguri, madhe iu ka ofruar edhe mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit. Ata për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë. E paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë ndaj Policisë së Shtetit.

Ora 17:32
Kontrolli në MEK, Çuçi: Vdekja brenda kampit nuk u shkaktua nga Policia, efektivët skanë prekur qoftë edhe një person me dorë

 

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka komentuar vdekjen brenda kampit të MEK gjatë kontrollit të Policisë, ku burime për Report Tv bënë me dije se shkak ka qenë një atakt kardiak. Ministri thekson se vdekja nuk u shkaktua nga policia dhe thotë se efektivët nuk kanë prekur qoftë edhe asnjë person me dorë.

Për personin që ka vdekur në kamp, iu garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën, ka pamje edhe nga policia gjatë ushtrimit të kontrollit, por jam i bindur që ka pamje edhe nga vetë anëtarët që e vërtetojnë këtë gjë. Nuk është prekur qoftë edhe një anëtar me dorë në kamp. Qoftë edhe një person nuk është prekur me dorë, do presim ekspertizën.

Ai është një burrë i moshuar, në mos gaboj 76, ose 79 vjeç. Vdekjet brenda kampit ndodhin rëndom sepse është një komunitet që ka krijuar jetën aty dhe është fenomen i natyrshëm.  Jam i bindur sepse kemi pasur të gjithë kujdesin e duhur për të mos krijuar asnjë incident me asnjë nga anëtarët brenda fshatit”, tha ministri.

Ora 17:24
Çuçi: Anëtarët e 'MEK' thyen marrëveshjen me qeverinë shqiptare! Askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimin e gjykatës për kontroll

 

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar ditën e sotme se operacioni i SPAK në kampin e Muxhahedinëve në Manëz është nisur duke u bazuar në shkeljet që anëtarët e organizatës MEK kanë bërë ndaj marrëveshjes që kanë me qeverinë shqiptare.

Ai tha se anëtarët e organizatës duhet vetëm të zbatojnë urdhrin e gjykatës për kontrollin e policisë dhe jo të bënin atë lloj reagimi. Çuçi shtoi se iranianët kanë shkelur kodin e mikpritjes së shqiptarëve.

“Duhet të biem dakord që jo vetëm është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri por edhe një lloj thyerje e kodit të mikpritjes që ne u kemi ofruar atyre. Që të jemi të qaartë, organizata MEK ka marrëveshje me qeverinë shqiptare për t’u strehuar në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Atyre u ndalohet të kryejnë çdo lloj aktiviteti politik. Herë pas here kemi pasur shqetësime për mosrespektimin e marrëveshjes. Kanë qenë publike aktivitetet politike të tyre por kjo tashmë kohët e fundit, ka tërhequr vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme të SPAK që ka filluar më shumë se një çështje penale lidhur me këtë gjë. Ashtu siç duhet të veprojë çdo institucion ligjzbatues në Shqipëri SPAK-u kur ka pasur dyshime i është drejtuar gjykatës për të bërë një kontroll brenda kampit që është territor shqiptar si gjithë të tjerat. GJKKO mori vendimin brenda gjithë ligjeve për kontrollin dhe konfiskimin e pajisjeve.  Askush në Shqipëri, përfshirë edhe anëtarët e organizatës së MEK që janë strehuar për qëllime humanitare, nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendime e gjykatës. Prandaj ndjehem i keqardhur për këtë reagim të shumë prej anëtarëve të kësaj organizate ndaj policisë së shtetit”- shkruan Çuçi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baftiar: 21/06/2023 01:24

    Rrummllaku te keqe e Rrummllakur. Zbuluam, thote, gjim ato njesi kompiuterike! Si i zbuluan? Pse i kishin futur nen toke apo ne mur qe i zbuloi policoa jone rremllake??? Flasin si pasneser. Sa me shume dite kalojne aq me shume shkon policia jone mbrapsht drejt 1945-es.

    Përgjigju
  • Gjergj: 20/06/2023 22:28

    Perlat e natyrès sonè shqiptare, i ndotim me vendime absurde pèr akomodime muxhahidinèsh. Kjo èshtè tè vèsh kujèn, dhe nuk justifikohet me asgjè, edhe kur si argument, sjellin kèrkesèn pèr strehimin e tyre nga partnerè ndèrkombètarè. O sjellin mbetje toksike nga jashtè, ose muxhahidinè, tjetèr gjè nuk dikan. Sot, na dalkan problematikè. Mos more. Kush flen me qen, zgjohet me pleshta.!!!

    Përgjigju
  • Tahipi: 20/06/2023 21:47

    Pse si dërgoni nga kan ardh kto pisa te pa bes

    Përgjigju
  • Mali: 20/06/2023 21:35

    Perplasje interesante ndermjet marksisteve islamik te MEK dhe komunisteve enveriste te Saukut. Sigurisht qe nuk preken njeri me dore...thjesht me shkopinj gome...

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/06/2023 21:10

    Ky ministri yne nuk di çfare flet. policet jane bere per spital dhe ky thote skena prek njeri me dore. Pse nuk jane vetmbrojtur policet, ishin sakate? apo kishin frike nga diçka tjeter?

    Përgjigju
  • Cia: 20/06/2023 20:47

    Ore, sa me vrap iku policia!? Më duket i ka thënë Kimetja të dalin shpejt prej aty :p

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 20/06/2023 19:47

    Doli në dritë diçka e madhe se Berisha ishte i lidhur me mek përmes avokatit gjokutaj, hajde koiçidence hajde, ju keput dhe një këmbe Berishoviçit qe i pari i merrte informacionet nga hakerat iranian te mekut.

    Përgjigju
    • LORA: 20/06/2023 21:19

      Ekzakt.

  • Krye Mushka: 20/06/2023 19:24

    E megjithate SAFETI eshte ende ne top-liste te lajmeve...! Duhet edhe dicka tjeter qe t'ja u kaloje kuajve...

    Përgjigju
  • Prova: 20/06/2023 19:06

    Shpresoj të jenë sekuestruar prova për veprimtarinë që dyshohet. Nuk u duk asnjë kompjuter në punë lëre pastaj servera. Me sa duket djegia e dokumentave paska qenë e shpeshtë... Njihni organizata humanitare që duhet të djegin dokumenta përditë?

    Përgjigju
  • Arbërori: 20/06/2023 18:53

    SHISH-ka Hyseni u erdhe më omformats nga Beogradi dhe nga Ambasada Iraniane atje….!!! Balkani serborus nuk ka beviljat për du ambasade Iraniane prandaj në dakordsi më serbis dhe Iraniane Ambasada u mbyll në Tiranë. Iraniane është Alessi më i ngusht i serbis fashiste para Kines, kurse ky tradhtari ynë është edhe vlla edhe kusheri më serborusët! Vetëm të verbuarit në tru nuk e shohin dhe nuk e kuptojnë, Iranianë do debohen nga Durrsi sepse serbia e do ashtu, njashtu sikur që e Morris Portin më mijëra hektar për rrethë! Shqipria në Serbi ka gillar quhet shiptarska Republika sei ajo republika serbe në BeH nën serbi… Më rishkrimin e historis shqiptare nga analfabet akademikët do e stigning att që kurr nuk e keni par at as në filma horror … ! Por, një gjë është e sigurt se Shqiptarët nuk kan vdekur dhe de vari i East Pashes do rinovohet përsëri …!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/06/2023 18:40

    Flliqsira ; Pati koordinim me SHBA për aksionin në kampin e MEK?

    Përgjigju
  • Endri: 20/06/2023 18:10

    Bravo Policia e shtetit ! Qenkan bo keta si me qene shtet ne vete u dashkan parlajmeruar per kontroll... Shpresoj ti rrasin brenda per terrorizem nese zbulohet lidhje me sulmet kibernetike ndaj Republikes se Shqiperise .

    Përgjigju
  • Ledina: 20/06/2023 17:55

    MJAFT ME MUXHAHEDINET. SHQIPERIA E SHQIPTAREVE, MUXHAHEDINET T'E DOREZOHEN IRANIT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës