RENEA i arrestoi me armë, gjykata i liroi! Çuçi flet me emra prokurorësh e gjykatësish në Shkodër, Vlorë e Fier: Çuan në shtëpi kriminelët

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk ka hezituar të flasë me emra konkret gjyqtarësh e prokurorësh që, sipas tij, kanë dhënë vendime 'skandaloze' duke lënë të lirë persona të cilët janë kapur në flagrancë në shkelje të ligjit. Në një konferencë për shtyp pas ngjarjeve të fundit të regjistruara në vend, Çuçi përmendi Prokuroren e Shkodrës Edlira Cufi, Prokuroren e Vlorës Elona Alvora, Gjyqtarin e Vlorës Albert Spiro dhe Prokurorin e Fierit Erind Rahovica dhe Gjyqtarin Pirro Sota si 'shembuj' se kanë dhënë vendime lehtësuese për kriminelë të kapur në flagrancë.

"Fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe  prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie. Ose, nga ana tjetër, pavarësisht shtrëngimeve të reja të futura rishtazi në Kodin Rrugor, vendimet e disa gjykatësve të tjerë, për aksidentet rrugore me pasojë vdekjen apo plagosjen, janë në gjykimin tonë skandaloze dhe në keqinterpretim të ligjit. E pra, këto janë fakte që dëshmojnë qartë nevojën për një reagim të shpejtë dhe energjik nga ana e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe strukturave të reja drejtuese të sistemit gjyqësor, ndaj individëve papërgjegjshmërisht të rrezikshëm për shoqërinë tonë. Këto sa përmenda nuk janë ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të pavarura, por shembuj ulëritës të asaj se si nuk duhet të jetë forca e ligjit ndaj atyre që e shkelin atë", tha ministri.

Po kush janë prokurorët e gjyqtarët e përmendur nga Çuçi, i cili i akuzoi se kanë hedhur poshtë operacionet që RENEA ka zhvilluar duke arrestuar personat që qarkullonin me armë zjarri dhe parandaluar ngjarjet kriminale. Emrat që përmendi çuçi të lidhin edhe me ngjarjet e fundit kriminale në vend.

ReportTv ka mësuar se prokurorja e Vlorës, Elona Alvora dhe Gjyqtari i Vlorës Albert Spiro, kanë liruar Edison Begajn, të cilit iu bë atentat në derën e shtëpisë në sy të fëmijëve dhe pas pak ditësh u arrestuar gjatë një operacioni të RENEA-s në lokla me armë zjarri me vete. Pas arrestimit ai u la nga gjykata me masën ‘arrest shtëpie’.

Elona Alvaro është prokurore në Vlorë dhe pak kohë më parë kandidoi për tu emëruar në këshillin e lartë të prokurorisë për pozicionin e këshilltares por kandidimi i saj u refuzua. Ndërkohë gjyqtari Albert Spiro i cili mban e postin e kryetarit të gjykatës Vlorë, rezulton se në listën e zezë të ministrisë së brendshme futet për herë të dytë. Në 2014 ishte ministri i brendshëm Saimir Tahiri që e denoncoi duke i kërkuar KLD-s të merrte masa pasi kishte liruar nga qelia dy persona të arrestuar nga policia për zjarrvënie dhe prerje pyjesh.

Edhe në Fier bëhet fjalë për lirimin e Indrit Hoxhaj (Kuçi), me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje, i cili u arrestua gjithashtu gjatë kontrolleve të RENEAS-s në një lokal. 27-vjeçari sapo pa forcat RENEA ka hedhur nga dritarja e lokalit çantën e dorës brenda së cilës mbante një armë zjarri pistoletë. Për Çuçin fajtor janë prokurori i Fierit Erind Rahovica dhe Gjyqtarin Pirro Sota, të cilët e lanë të lirë.

Prokurori Erind Rahovica i denoncuar sot nga ministri Çuçi për favorizimin e një të pandehuri rezulton se është vëllai i Gledion Rahovicës ish deptuetit të LSI sot i angazhuar me partinë socialiste. Pirro Sota, gjyqtari i futur në këtë listë rezulton edhe më herët i anatemuar për lirimin e shtetëasit Saredin Sulejmani dënuar si person që tentoi të vras Lulzim Berishën gjatë rivalitetit të anëtarëve të bandës së Durrësit.

Ndalur tek rasti i prokurores së Shkodrës pritet një reagim i inspektorit të lartë të drejtësisë për të kuptuar se kush është i dyshuari i favorizuar.


Lajmi kryesor:

Vrasjet dhe aksidentet, Çuçi drejton gishtin nga prokurorët e gjyqtarët: Po lirojnë kriminelët, s'kam përgjegjësi morale! Brenda javës prezantohen drejtorët e rinj të policisë


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion