Vrasjet dhe aksidentet, Çuçi drejton gishtin nga prokurorët e gjyqtarët: Po lirojnë kriminelët, s'kam përgjegjësi morale! Brenda javës prezantohen drejtorët e rinj të policisë

Ministri Brendshëm, Bledi Çuçi ka drejtuar gishtin nga prokurorët dhe gjyqtarët si përgjegjës për ngjarjet e rënda kriminale që janë shënuar në vend. Në një konferencë për shtyp, një ditë pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua në Velipojë, ku u vranë 4 persona, pas një sherri për vendosjen e shezlongeve në plazh, Çuçi tha se policia ka për detyrë parandalimin e ngjarjeve kriminale, por jo dënimin e personave që kapen në shkelje të ligjit. Sipas tij, gjyqtarët e prokurorët që akoma nuk e kanë kaluar vetingun, po lirojnë nga burgu personat që kapen në shkelje të ligjit.

"Dua të theksoj fort se Policia e Shtetit, përtej të metave apo dobësive të saj dhe përmirësimeve të mëtejshme që duhen dhe do të bëhen, as nuk ndjek çdo makinë që lëviz në rrugët e vendit, e as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve. Të dyja rastet fatale kërkojnë sigurisht në radhë të parë një reflektim nga të gjithë, pa përjashtim, përfshirë këtu edhe Policinë e Shtetit, të cilës gjatë Mandatit tonë të Tretë qeverisës, do t’i vihen në dispozicion edhe dronë super-inteligjente, si dhe një sistem modern monitorimi i rrugëve, që gjeneron në kohë reale gjoba për shkelësit e kufijve të shpejtësisë. Po mbi të gjithë, duhet të reflektojnë gjykatësit që nuk kanë kaluar ende procesin e Vettingut, dhe që operojnë rëndom me parimin ‘Kap ça të kapësh’. Sepse Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës e kriminelë, ata i dënon Gjykata. Mjafton t’ju marrë një shembull: Ne kemi shtrënguar masat kundër armë mbajtjes pa leje, ku vetëm këtë muaj, pra në Qershor, në tri raste si ai i Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, janë ndaluar në flagrancë nga strukturat e Policisë së Shtetit për armëmbajtje pa leje, tri shtetas, madje në një rast arma e zjarrit që mbahej pa leje kishte fishek në fole gati për qitje", tha Çuçi. 

Ministri nuk hezitoi të përmendë edhe emra, duke sjell Prokuroren e Shkodrës Edlira Cufi, Prokuroren e Vlorës Elona Alvora, Gjyqtarin e Vlorës Albert Spiro dhe Prokurorin e Fierit Erind Rahovica dhe Gjyqtarin Pirro Sota si 'shembuj' që kanë dhënë vendime lehtësuese për kriminelë të kapur në flagrancë

Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të plagosur pas sherrit për vendosjen e shezlongëve, ministri Çuçi tha se policia ka pasur ankesë nga palët se përse u është dhënë leja atij apo këtij, por jo denoncim se ndiheshin të kërcënuar për këtë gjë.

Ndërkohë, i pyetur nëse ka përgjegjësi morale në lidhje me ngjarjet e rënda që kanë tronditur vendin, Çuçi tha jo, duke argumentuar se ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për 'gjëra të zakonshme që ndodhin pavarësisht nesh'.  'Gjërat nuk varen të gjitha nga ministrat', u shpreh Çuçi.

Në lidhje me riorganizmin e Policisë së Shtetit, Çuçi tha se do të ketë ndryshime në komisariate e drejtori të policisë, ku brenda kësaj jave do të prezantohen edhe drejtorët e rinj, ndërsa shtoi se do të kërkohet edhe hetim të pasurisë së drejtuesve me makina të shtrenjta që kanë shkelje të përsëritura në drejtimin e mjetit.

Çuçi doli sot në konferencë për shtyp pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua dje në Velipojë dhe aksidentit tragjik në Vlorë, që u regjistrua 3 ditë më parë. Dje në Velipojë u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, pas sherrit mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj në lidhje me vendosjen e shezlongeve në plazh. Ndërkohë, më 25 qershor, në autostradën Fier-Vlorë humbën jetën në aksident katër pjestarët e familjes Gushi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
RENEA i arrestoi me armë, gjykata i liroi! Çuçi flet me emra prokurorësh e gjykatësish në Shkodër, Vlorë e Fier: Çuan në shtëpi kriminelët

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk ka hezituar të flasë me emra konkret gjyqtarësh e prokurorësh që, sipas tij, kanë dhënë vendime 'skandaloze' duke lënë të lirë persona të cilët janë kapur në flagrancë në shkelje të ligjit. Në një konferencë për shtyp pas ngjarjeve të fundit të regjistruara në vend, Çuçi përmendi Prokuroren e Shkodrës Edlira Cufi, Prokuroren e Vlorës Elona Alvora, Gjyqtarin e Vlorës Albert Spiro dhe Prokurorin e Fierit Erind Rahovica dhe Gjyqtarin Pirro Sota si 'shembuj' se kanë dhënë vendime lehtësuese për kriminelë të kapur në flagrancë.

"Fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe  prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie. Ose, nga ana tjetër, pavarësisht shtrëngimeve të reja të futura rishtazi në Kodin Rrugor, vendimet e disa gjykatësve të tjerë, për aksidentet rrugore me pasojë vdekjen apo plagosjen, janë në gjykimin tonë skandaloze dhe në keqinterpretim të ligjit. E pra, këto janë fakte që dëshmojnë qartë nevojën për një reagim të shpejtë dhe energjik nga ana e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe strukturave të reja drejtuese të sistemit gjyqësor, ndaj individëve papërgjegjshmërisht të rrezikshëm për shoqërinë tonë. Këto sa përmenda nuk janë ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të pavarura, por shembuj ulëritës të asaj se si nuk duhet të jetë forca e ligjit ndaj atyre që e shkelin atë", tha ministri.

Po kush janë prokurorët e gjyqtarët e përmendur nga Çuçi, i cili i akuzoi se kanë hedhur poshtë operacionet që RENEA ka zhvilluar duke arrestuar personat që qarkullonin me armë zjarri dhe parandaluar ngjarjet kriminale. Emrat që përmendi çuçi të lidhin edhe me ngjarjet e fundit kriminale në vend.

ReportTv ka mësuar se prokurorja e Vlorës, Elona Alvora dhe Gjyqtari i Vlorës Albert Spiro, kanë liruar Edison Begajn, të cilit iu bë atentat në derën e shtëpisë në sy të fëmijëve dhe pas pak ditësh u arrestuar gjatë një operacioni të RENEA-s në lokla me armë zjarri me vete. Pas arrestimit ai u la nga gjykata me masën ‘arrest shtëpie’.

Elona Alvaro është prokurore në Vlorë dhe pak kohë më parë kandidoi për tu emëruar në këshillin e lartë të prokurorisë për pozicionin e këshilltares por kandidimi i saj u refuzua. Ndërkohë gjyqtari Albert Spiro i cili mban e postin e kryetarit të gjykatës Vlorë, rezulton se në listën e zezë të ministrisë së brendshme futet për herë të dytë. Në 2014 ishte ministri i brendshëm Saimir Tahiri që e denoncoi duke i kërkuar KLD-s të merrte masa pasi kishte liruar nga qelia dy persona të arrestuar nga policia për zjarrvënie dhe prerje pyjesh.

Edhe në Fier bëhet fjalë për lirimin e Indrit Hoxhaj (Kuçi), me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje, i cili u arrestua gjithashtu gjatë kontrolleve të RENEAS-s në një lokal. 27-vjeçari sapo pa forcat RENEA ka hedhur nga dritarja e lokalit çantën e dorës brenda së cilës mbante një armë zjarri pistoletë. Për Çuçin fajtor janë prokurori i Fierit Erind Rahovica dhe Gjyqtarin Pirro Sota, të cilët e lanë të lirë.

Prokurori Erind Rahovica i denoncuar sot nga ministri Çuçi për favorizimin e një të pandehuri rezulton se është vëllai i Gledion Rahovicës ish deptuetit të LSI sot i angazhuar me partinë socialiste. Pirro Sota, gjyqtari i futur në këtë listë rezulton edhe më herët i anatemuar për lirimin e shtetëasit Saredin Sulejmani dënuar si person që tentoi të vras Lulzim Berishën gjatë rivalitetit të anëtarëve të bandës së Durrësit.

Ndalur tek rasti i prokurores së Shkodrës pritet një reagim i inspektorit të lartë të drejtësisë për të kuptuar se kush është i dyshuari i favorizuar.

Ora 12:32
Situata e plehrave në Durrës, Çuçi: Do të marrë zgjidhje këto dy ditë, kam lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur në lidhje me situatën e depozitimit të plehrave në Durrës. Çuçi tha se këto dy ditë do të marrë zgjidhje kjo problematike, ku shtoi se ka lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda.

'Do të marr një zgjidhje të shpejtë këto dy ditë. Është folur se ku do të depozitohen. Kjo është përgjegjësi përtej ministrit të Brendshëm është një përgjegjësi kontraktuale e pushtetit vendor me kompaninë që ofron shërbimet në raste të tilla. Kjo është përtej përgjegjësisë sime. Si ministër i Brendshëm kam lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda.'- tha Çuçi.

Ora 12:23
Vrasja në Velipojë për shezlongët, policia ka pasur dijeni për konfliktin! Çuçi: Ka pasur ankesë për lejen e dhënë, por jo denoncim që janë kërcënuar për këtë gjë

Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të plagosur pas sherrit për vendosjen e shezlongëve, ministri Çuçi tha se policia ka pasur ankesë nga palët se përse u është dhënë leja atij apo këtij, por jo denoncim se ndiheshin të kërcënuar për këtë gjë.

 “Policia nuk jep leje për shezlong dhe nuk jep leje për mënyrën se si do të shpërndahen plazhet. Problemi konkret  lidhej me faktin se kush e ka pasur më parë dhe kush e ka sot dhe këtu duhet të ndërhyjnë institucionet që merren duke filluar që nga pushteti vendor. Në rastin konkret nuk ka pasur denoncim të këtyre dyve që u përfshinë në ngjarjen në Velipojë, jua them me bindje të plotë. Mund të ketë pasur një ankim pse ja keni dhënë lejen këtij, por nuk është policia ajo që jep leje. Por denoncimin  që jam kërcënuar për shkak të kësaj gjëje nuk ka pasur” tha Çuçi

Ora 12:05
Armët pa leje në duart e shqiptarëve, qeveria drejt amnistisë për ata që i dorëzojnë! Hetim pasurisë së shoferëve shkelës me makina luksoze

Vrasjet dhe aksidentet e fundit përshpejtojnë reformën në kupolën e policisë së shtetit, ndërsa ministri i Brendshëm lajmëron nisjen e hetimit të pasurive për shoferët e makinave luksoze që bëjnë shkelje. Pritet të nisin dëgjesa publike për planin e mbledhjes së armëve pa leje të 97-ës, duke menduar nje amnisti per ata qe do t'i dorezojne. 

Për shoferë me automjete lukzose, si Audi A8 rreth 100 mijë eurosh që shoi familjen e emigrantëve në autostradën Fier-Vlorë, ndëshkimi nuk do të jetë vetëm për shkaktimin e aksidentit, por do t’u vihet në sitë edhe pasuria. Parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda në rrugë, minisitri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se do e bëjnë investimet në mjete më moderne për policinë.

'Do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur ne hetim pasurinë të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim. Do të kemi dron super-inteligjent në rrugë dhe sistem monitorim rrugës. Brenda javës ndryshme në drejtori e komisariate të policisë në vend', tha ministri Çuçi.

Me armët e 97-ës ende në duart e shqiptarëve, përgjigjur për Report Tv, ministri i Brendshëm lajmëroi dhe nisjen e një fushate të gjërë dskutimi publik për të shkuar ndoshta drejt një amnistie si ajo që nisi vite më herët ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

'Armëmbajtjet pa leje do të bëj më shumë sa i takon një diskutimi më të gjerë shoqërore sesi të heqim armët nga duart e shqiptarëve. Unë do të bëj më shumë, do mbledh grupet e interesit se kush është qasja më e mirë që të arrij të pakësojmë sa më shumë këtë fenomen që përbën një rrezik për shqiptarët.'- tha Çuçi.

Ora 12:03
Çuçi: Niveli i dënimit të aksidenteve me vdekje, njëlloj sikur të kesh vrarë një njeri

Minsitri i Brendshëm Bledi Çuçi u pyet në lidhje me aksidentet me vdekje për shkak të shpejtësisë dhe shkeljeve të qarkullimit rrugor, nëse duhet të quhen vrasje dhe të dënohen si të tilla. Çuçi tha se është rritur niveli i dënimit sikur ke kryer vrasje.

'Kjo është një çështje më shumë e profesionistëve e penalistëve e doktrinës së asaj që quhet vrasje. Kjo është një çështje që duhet të zgjidhnin profesionistët nëse mund të quhet vrasje apo jo. Këtë nuk mund ta përziejmë pasi do të bënim devijim nga shkenca penale. Kemi rritur nivelin e dënimit dhe e kemi bërë të barabartë dënimin si vrasje të thjeshtë. Aksidenti me pasojë vdekjen parashikohet të dënohet sikur ka vrarë një njeri. Me këtë qasje i jemi afruar asaj dëshire për të rënduar pozitën e një personi që bën aksident me makinë pasi ka shkelur të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor. Kur ka sjellë pasojë vdekjen ai para kodit penal është njësoj sikur të kishte kryer vrasjen.'- tha Çuçi.

Ora 11:59
Ngjarjet e rënda në vend, Çuçi: Nuk mund të kem përgjegjësi morale, janë ngjarje të zakonshme që ndodhin pavarësisht nesh

 

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi moral në lidhje me ngjarjet e rënda që janë regjistruar ditë te fundit në vend, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha jo. Sipas Çuçit,  ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për gjëra të 'zakonshme që ndodhin pavarësisht nesh'.  'Gjërat nuk varen të gjitha nga ministrat', u shpreh Çuçi.

"Pa diskutim është edhe përgjegjësia e Policisë, por në rastin konkret unë nxora nga protokolli im rastet më të fundit në lidhje me një çështje sensibël që ka dalë në opinionin publik këto ditë, që është armëmbajtja pa leje dhe unë sqarova vetëm pozicionin e Policisë së Shtetit. Nuk e bën dot e vetme Policia e Shtetit çarmatosjen e shqiptarëve të armatosur brutalisht në 1997. Unë e veçova gjyqësorin sepse ka një rol të jashtëzakonshëm në këto momente. Ka shumë rëndësi të funksionojnë të gjitha hallkat. Në lidhje me përgjegjësinë morale, si njeri unë do të doja të mos kishte asnjë vrasje, asnjë aksident, të ishte një situatë ku të gjithë të jetojnë në paqe, por është utopi dhe nuk ka për të ndodhur. Unë nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme, jo në kuptimin negativ të fjalës, por e zakonshme sepse ndodh pavarësisht nga ne. Nuk ndjejë përgjegjësi morale. Në fund të mandatit tim unë do punoj që ky trend të jetë në ulje nga aksidentet rrugore, do ndjehesha mirë që si Ministër i Brendshëm ta ulja këtë, por gjërat nuk varen të gjitha nga ministrat", tha Çuçi.

 

Ora 11:57
Qeveria vendosi mbrojtjen e ambasadorit të BE nga Garda, Çuçi: Ishte kërkesë e vetë Sorecës

Ministri Bledi Çuçi tha se mbrojtja e ambasadorit të BE nga Garda ishte një kërkesë e vetë Sorecës, ndërsa shtoi se duhet pyetur ai se pse u kërkoi rritjen e nevojës së mbrojtjes së tij

“Në lidhje me vendimin e qeverisë në bazë të ligjit të ri qeveria ka të drejtën të caktojë mbrojtje të posaçme edhe për personalitete të tjera. Në rastin konkret ka qenë një kërkesë e ambasadorit Soreca dhe ne vendosëm rritjen e nivelit të sigurisë për të. Pse ka ndodhur kjo mund të pyesni ambasadorin Soreca pse ka pasur nevojë të rrisë mbrojtjen e tij”, tha Çuçi.

Qeveria vendosi që Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri do të ruhet nga Garda e Republikës, ndërsa vendimi është botuar në Fletoren zyrtare.

Ora 11:48
Çuçi: Drejtuesi e lartë duhet të kalojnë vettingun, nëse do mbajnë një pozicion në hierarkinë drejtuese të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi teksa u pyet në lidhje me vettingun në polici tha se është pezulluar, por theksoi se ai ka një qasje sa i përket këtij procesi Çuçi tha se drejtuesit e lartë, të gjithë duhet të vettohen, nëse do mbajë një pozicion në hierarkinë e lartë drejtuese të Policisë së Shtetit.

'KÇK janë ky grup prokurorësh dhe gjykatësish që nuk e ka kaluar vettingun dhe rastet flagrante i gjejmë tek ky grup. Në lidhje me sa u takon detyrimeve të mia si ministër, por kam të drejtën që këtë shqetësim ta ndaj me publikun të çoj vërejtjet e mia dhe të bëj ankesat edhe tek ILD. I kam bërë edhe më para ankesat. Sa i takon vettingut në polici kemi marrë një vendim për ta pezulluar, por unë kam qasje tjetër, por në lidhje me drejtuesit e lartë, të gjithë duhet të vettohen, nëse do mbajë një pozicion në hierarkinë e lartë drejtuese të policisë së shtetit. Unë mendoj se përveç nivelit të lartë drejtues, këtë duhet ta bëjmë për drejtuesit e lartë të policisë, kjo është qasja ime.'- tha Çuçi.

Ora 11:41
Çuçi: Ligji shqiptar për aksidentet më i ashpri në dënimet krahasuar me Europën! Problem është zbatimi i ligjit

Ministri Bledi Çuçi tha se Shqipëria ka një nga legjislacionet më të ashpra në Europë për drejtuesit që shkaktojnë aksidente, por për të problem mbetet zbatimi i ligjit.

“Legjislacioni shqiptarë është nga më të fortët në këtë drejtim, ka ndryshimet që nuk do i gjeni në asnjë legjislacion perëndimor për sa i përket ashpërisë së ligjit në lidhje me aksidentet, problem mbetet zbatimi i ligjit”, tha Çuçi

Ora 11:30
Çuçi: Hetim pasurie për drejtuesit me makina luksoze që përsërisin shkeljet! Policia nuk ndan parcela plazhi, por ruan zbatimin e ligjit

Ministri Çuçi tha se do të ketë ndryshime në komisariate e drejtori të policisë ndërsa shtoi se do të kërkohet edhe hetim të pasurisë së drejtuesve me makina të shtrenjta që kanë shkelje të përsëritura në drejtimin e mjetit. Ai tha se policia nuk ndal parcela plazhi por ruan zbatimin e ligjit aty për mos prekjen e plazheve publike dhe ndërtimet pa leje.

"Jo më pak skandaloze ka qenë edhe gjendja me marrjen në administrim të plazheve:  Tanimë ka rregull e procedura transparente në ndarjen e tyre përmes shërbimit nga platforma e-Albania. Policia e Shtetit nuk ndan parcela plazhesh për administrim, po vetëm zbaton ligjin për mosprekjen e hapësirave të plazheve publike të cilat janë rikthyer njësoj si edhe mbrojtja policore ndaj ndërtimeve pa leje, pas dekadash xhungëlizimi të zonës bregdetare.Kam vënë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitetit apo të fataliteteve në qarkullim. Por kjo është thjeshtë e pavërtetë dhe faktet e shifrat pohojnë krejt të kundërtën.Përsëris, kjo nuk do të thotë aspak se Policia e Shtetit nuk ka dobësi e të meta dhe pikërisht pse jemi të vetëdijshëm për këtë, po përgatitemi për një fazë të re të reformës dhe të forcës parandaluese dhe goditëse të Policisë së Shtetit. Brenda kësaj jave, do të nisë një ndryshim i thellë me titullarët e strukturave të policisë së shtetit në nivel qarku, që do të shtrihet hap pas hapi në nivel kapilar në çdo komisariat të territorit të Republikës së Shqipërisë.Po ashtu, do të krijojmë një kuadër rregullator të ri, për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim", tha Çuçi.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ardian: 28/06/2021 17:03

    do burreri te pranosh fain.....mir prokuroret po sa te tjer si cojn fare atje... lat nam nxirrni polic pas ferrave ne rrug dytsore apo rurale e atje ku ka trafik e aytostrada i lini te perplasen fai juaj... kam pershtypjen qe esht pak te thuash faj

    Përgjigju
  • Dpt: 28/06/2021 13:19

    Hajde minister qe kemi hajde, tpakten pak pergjegjsi morale zotni duhet ta kesh per ato drejtore qe ke nen vete. Me ke do ti zevendesosh drejtoret kur llumi eshte drejtori i pergjithshem?? Si efektiv policie me grada te merituara dhe specializime nga partneret nderkombetare zoti minister shpreh mllefin tim per drejtoret ne shume drejtori qarqesh. Njerez te paafte, grykes, qylaxhinj, te korruptuar, hipokrite dhe tpapergjegjshem. Vetingun kto oficere "madhore" e kalojne edhe pse te gjithe i ke me nga 2-3 shtepi, me makina mbi 30mije€, me roleksa ne dore dhe shumica me telefona te kriptuar. Cili komision do i kualifikoje dhe do ti kontrolloje?? Po i njejti llum te korruptuarish?? Pse kur ndalohet djali i filanit apo fistekut jane vete drejtoret, shefat e komisariateve, shefat e krimeve qe ulerasin neper telefona qe i ndaluari te mos gjobitet, ndalohet apo shoqerohet!!! Agjente antidroge me nga 1/2 mije€ ne xhep dhe me makina lluksi vetem tek ne ka, dhe lind pyetja ku i gjeten burimet?? Cjane kto halabake 20 vjecare qe levizin te armatosur dhe me fenelina policie dhe nese i ndalon te kercenojne dhe te kalojne ne tel filan shef apo filan drejtor??!! Ti shkon e porosit drone, por ske infrastrukturen me minimale zoti minister: kamerat e survejimit te territorit. Drejtoret shetisin me Range a thu jane ministra te gjermanise a belgjikes, nderkohe qe efektivet skane uniforma, skane elektrike dore skane antiplumb, ashtu sic jane direktivat e BE per sigurine. E di zoti minister qe i shmangesh cdo pergjegjsie qe makinat e sherbimit pra patrullimit nuk jane ne konformitet qofte sigurie apo ekuipazhimi?? Pse nuk shkarkon drejtor Veliun, dhe si ka mundesi qe nji minister i brendshem nuk lexon asnji rresht informacioni operativ nga shish mbi kto drejtore te majmur dhe superkorruptuar??!! Pse nuk ngre nje grup te pavarur qe te verifikoje si jane marre gradat e drejtoreve dhe ajo e drejtor Veliut i cili eshte totalisht ne kundershtim me ligjin per policine e shtetit ne lidhje me gradat. Pra zoti minister perpara se te dalesh te vesh gishtin neper prokurore e gjykates plehra duhet te dish qe policia ben hetime dhe me iniciative. Ke nje njesi krimi kibernetik INEGZISTENTE kur te te njejten kohe neper rrjete sociale gjen material inkriminues sa te duash, me emra, fytyra, vendndodhje dhe targa makinash ashtu si veprojne te gjitha vendet europiane pa perjashtim. Pra pergjegjesia pse vriten nuk eshte e jotja ktu ke te drejte, por e jotja eshte pergjegjsia mbi kta drejtues gjobvenes, te inkriminuar, te paafte, trafikante dhe te ndyre. Uroj qe lajmi tjeter te jete ai i shkarkimit te drejtor Veliut dhe vendosja e dinjitetit te mjaft efektiveve te ndershem

    Përgjigju
  • Cuci Donzhuani: 28/06/2021 13:15

    Dini gje ju, nga keta qe u vrane te dielen, ishte kapur ndonje nga policia dhe u lirua nga gjykata dhe prokuroria? Ishte ndonjeri nga keta me precedente penal? Se kshu si e paraqet problemin ky minister duket se keta jane kapur, pastaj jane liruar dhe ne fund jane zene me njeri tjetrin, nderkohe qe policia sipas ketij e ka ber detyren! Raportimet thone qe policia ka patur dijeni po nuk ka vepruar (si rendom)!

    Përgjigju
  • Agron: 28/06/2021 12:52

    Car dmth brenda javes do prezantohen drejtoret apo shefat e ri. Dmth do i ricikloni si prostitutat ne milano do i coni nga nje semafor ne tjetrin ku si njeh njeri por prap se prap prostituta ngelen. Duhet urgjentisht te studiohen dosjet e oficerave dhe policeve dhe te vendoseb ne drejtim ata qe e meritojne jo ara qe aktualisht mbajne grada drejtuese dhe te larta pasi dihet se si i kane vjedhur ato grada dhe ne te vertete specialistat me te mire te policise dhe ata qe i dhemb per kete vend jane me grada te ulta pasi jane oficere me integritet dhe skane pranuar te vjedhin grada apo te servilosen.

    Përgjigju
  • edi: 28/06/2021 12:30

    hiq ardi veliun

    Përgjigju
  • WWW: 28/06/2021 12:23

    Zoti Çuçi!ne rastese bohet vetingu ne polici pa nderhyrje 95% te policeve ngelin,per pasurite marramense qe kane bo me vite,por jane duke mesuar dhe keto te rinjte per te vjedhur.

    Përgjigju
    • koli: 28/06/2021 14:42

      po cfare thua o minister po si ske turpe po policine e vlores e ke super te koruptuar qe nga drejtori e tek shefi krimeve te gjithe i dine kush i ka bere vrasjet dhe i lene dalin me makina te blinduara u japin nga 10 mije euro ne muaj i ke me emra nga osula tek fshataret tek kokuqi dhe mbrojte kane prekurore erjon celen turp

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë