Çuçi hedh rasatët e parë të koranit në Liqenin e Ohrit: Sasia më e madhe e prodhuar ndonjëherë në Shqipëri

Çuçi hedh rasatët e parë të koranit në Liqenin e Ohrit: Sasia më e madhe e prodhuar ndonjëherë në Shqipëri

Në Liqenin e Ohrit ka nisur hedhja e rasatit të koranit. Për herë të parë këtë vit do të hidhen mbi 1.5 milion rasate, numri më i madh i prodhuar ndonjëherë në Shqipëri. Në nisje të këtij procesi ishte në Pogradec edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i shoqëruar nga zv.ministri Roland Kristo dhe kryebashkiaku Ilir Xhakolli. 

“Me kontribut të qeverisë, për herë të parë në historinë e këtij liqeni, sivjet do të hedhim një milion e gjysmë rasat korani. Është një sasi gati dyfish nga sasitë e hedhura ndër vite, madje edhe shumë më shumë sesa sasia që hedh pala maqedonase. Ne aktualisht kemi një qendër moderne të rritjes së rasatit që kontribuon në mënyrë shumë të rëndësishme në kultivimin e koranit, si peshku unik që rritet vetëm në Liqenin e Ohrit”, tha ministri Çuçi teksa bashkë me peshkatarët hodhi në ujërat e liqenit rasatin e parë të koranit. 

Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur këtë pasuri jo vetëm tonën, por të të gjithë botës pasi siç dihet ky liqen është futur këtë vit edhe në mbrojtjen e UNESCO-s.
Më tej ministri Çuçi foli për investimet që do të kryhen në këtë liqen, për të lehtësuar aktivitetin e peshkatarëve. 

“Bashkë me kryetarin e bashkisë ramë dakord që së bashku të krijojmë qendrën e organizatës së peshkimit dhe të kontribuojmë për ndërtimin e disa moleve në funksion të peshkimit. Besoj se vitin tjetër do t’i kemi gati këto mole. Kjo do të krijojë një lehtësi shumë të madhe për peshkatarët”, tha ministri Çuçi. 

Procesi i hedhjes së rasatit të koranit do të vijojë përgjatë gjithë muajit tetor. Ripopullimi me rasate të koranit, të kësaj specieje endemike  të liqenit të Ohrit, është një mbështetje e qeverisë shqiptare për peshkimin në Pogradec si dhe mbrojtjes së biodiversitetit. Prodhimi i rasatit bëhet në qendrën moderne të rritjes pranë fshatit Lin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genc: 04/10/2019 12:05

    Nje shembull i Bukur i bashkepunimit te frytshem QEVERI-PUSHTET VENDOR PER TE MBAJTUR GJALLE KETE PASURI TE lIQENIT TONE.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 03/10/2019 22:04

    Kerkoni dhe gjeni se sa miliona rasate "ka hedhur" ne te njejtin gjol edhe i perkushtuari pas akuakultures Jemin Gjana dhe do te kuptojme se perse nuk ka koran me ne Pogradec!!

    Përgjigju
  • ILIR: 03/10/2019 18:48

    BRAVO,,,NISME SHUME E MIRE E MINISTRIT...///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr