TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nuk ka kursyer kritikat për paraardhësin e tij në këtë detyrë, Bledi Çuçin. Në një reagim në rrjetet sociale Balla ka kritikuar Çuçin se ka lënë pa paguar gjobat e makinës së Ministrisë së Brendshme për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor. Kritikave nuk u ka shpëtuar as Policia e Shtetit, për të cilën Balla thotë se nuk ka ekzekutuar vendimet e gjobave përkatëse dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se bëhet fjalë për tre gjoba të papaguara, konkretisht më 26 janar 2022 makina e Ministrisë së Brendshme është gjobitur në Tiranë me 1000 lekë, por me kamatë vonesën vlera e gjobës ka shkuar në 1760 lekë. Po me të njëjtën vlerë është gjobitur edhe më 19 dhjetor 2021. Ndërkohë, më 6 korrik 2022 makina e Ministrisë së Brendshme është gjobitur në Lushnjë me 20 mijë lekë, ndërsa me kamatë vonesë vlera e gjobës ka shkuar në 3270 lekë.
“Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm! Është për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përfliten nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse! Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit”, shkruan Balla.
Balla shkruan se as eskorta e kryeministrit Rama dhe as automjetet e tjera zyrtare të ministrave e deputetëve nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën.
“Standardi i vendosur nga kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standart i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e Tiranës mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura”, shkruan Balla.
Në fund Balla u bën thirrje gjithë instancave shtetërore që të bëjnë detyrën e tyre sipas ligjit.

Ministri Taulant Balla ka kritikuar sot ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se nuk kishte paguar gjobat e makinës së Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për tre gjoba të papaguara 26 janar 2022, 6 korrik 2022, 19 dhjetor 2021.
Balla shkroi se as eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën.

-
muhabete kot tallava Balla
Përgjigju -
Tallin bythën më popullin bijt e krimit …
Përgjigju -
Futja kot.Policia nuk esht vetem Tirana apo fotot e Rames ne fejsbuk....dil shiko, pa lajmeruar se po vjen ministri, se cfar behet nga veriu ne jug dhe si sillet policia.Por e dini shum mir dhe ju vet e nuk beni asgje per te ndryshuar kjo situate.
Përgjigju -
Edhe ato bq policesh qe i kane vendosur gjoba shoferit jo ministrit e kane bo per shou! Keto bq policesh ti vendosin gjoba te forteve qe ja shajne nenen dhe motren kur i ndalojne dhe jo maqines se ministrit! Keto bw policesh sa shohin targat e te forteve ikin si kurva!keto jane policet qe neve hadhegjijve na vijne hakut me gjoba.
Përgjigju -
Mjaft me humor e fillo te besh dicka se policia esht skandaloze.Rregullat i shkelin te fortet nga mengjesi ne dark dhe policia i nderon.Bej ndonje pun se kto brockulla nuk ja tregon popullit qe esht cdo dit ne rruge e nuk ka eskorta.
Përgjigju -
Po me to ngellon si Tahiri. Ai sapo u be minister urdheroi qe ti vinin gjoba makinave te deputeteve e ministrave. Pastaj dihet se me cfar u mor ne te vertete. Mbreti e vuri Taon aty qe ti haje koken. Mbreti sdo njerez qe forcojne pozitat prane. Pas kesaj ministrie Tao sdo jete me askushi.
Përgjigju -
Kur vihet gjobe ne flete shkruhet dhe arsyeja perse u gjobit personi.Shume shaka på kripe o Tao.
Përgjigju -
Ca thu mo? As eskorta e kryekalit nuk mund te shkele rregullat??? 1 ore para se te kaloje eskorta bllokohen te gjitha rruget, ti thua rregullat e qarkullimit.
Përgjigju -
Po ik o Tao se nuk impresionon njeri me keto!
Përgjigju -
Kur don me dale edhe me katolik se Papa or teeeejjjjj
Përgjigju -
Ashtu si te gjithe paraardhesit, ne vend te merret me ate cka ka ne vartesi, pra ministrine e brendeshme, edhe dylbeku i radhes neokominist vetja i duket si drejtor policie. Kreret lokale policore jane ne vartesi dhe pergjigjen para drejtorit te policise dhe jo ministrit. Mjafton deklarata se ministri paraardhes eshte pergjegjes per mospagimin e gjobave te mjetit levizes qe, ta zeme qe eshte e vertete, duhet ta kishte kallezuar per shperdorim detyre me mosveprim. Po injoranca eshte kthyer ne qyrk qe e veshin te gjithe ramistet dhe u duket vetja si Kisingeri. Gjobat nuk vendosen per automjete por drejtuesit e tyre sipas dokumentacionit perkates. Edhe mjeti i MB nuk eshte i ministrit por ne perdoret per levizje te tij nga i autorizuari drejtues mjeti. Zot na ruaj nga trashesia.
Përgjigju








Komente
Komento