Çuçi 'mburret' me buxhetin për bujqësinë në 2021: Më i miri ndër vite, u rrit me 20%, mbështet fermerët e financon prioritetet

Çuçi 'mburret' me buxhetin për bujqësinë në 2021: Më i miri ndër vite, u rrit me 20%, mbështet fermerët e financon prioritetet

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese

Buxheti në vlerën e 12.9 miliardë lekëve për vitin 2021 me një rritje prej më shumë se 2 miliardë lekësh krahasuar me buxhetin aktual të bujqësisë, është konsideruar ndër më të mirët nga ministri Bledi Çuçi.

“Projektbuxheti i vitit 2021 është një nga buxhetet më të mira ndër vite për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në 2021 parashikon një fond prej 12,8 miliardë lekë dhe krahasuar me vitin 2020 kemi një rritje prej 20% ose mbi 2 miliardë lekë. Ky buxhet shënon një përmbushje të disa objektivave strategjike të sektorit të bujqësisë, ku më të rëndësishmet renditen: Me fondin prej 1 miliard lekësh, realizojmë premtimin për subvencionimin e naftës për fermerët. Parashikojmë të mbulojmë nevojat e rreth 70,000 fermerëve. Përmbyllet Reforma Veterinare, duke krijuar Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ku i shtohen sistemit 430 punonjës të rinj. Matrikuj dhe shërbim falas për blegtorët. Kjo përbën fondin me rritjen më të madhe në përqindje krahasuar me 2020 ose 88% më shumë. Vazhdojmë investimet në forcimin e institucioneve të sigurisë ushqimore ISUV dhe AKU. 100 milionë lekë shtesë ose 74% më shumë se viti 2020. Rritet financimi i brendshëm dhe i huaj për (programi IPARD, Projekti I GIZ dhe fondi i garancisë BERZH) me rreth 480 milion lekë. Fillojmë projektin madhor për rindërtimin e 3 porteve të peshkimit në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin nga kredia italiane prej 25 milionë euro”, është shprehur ministri i Bujqësisë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Çuçi tha se për vitin që vjen janë parashikuar më shumë fonde për skemat mbështetëse të fermerëve dhe nuk la jashtë vëmendjes, vendimin e fundit të qeverisë për të hequr 3 taksat e karburantit.

“Do përfitojnë ata që kanë NIPT fermeri, jo NIPT tregtar, që sot janë 47 mije. Synohet formalizmi i fermerëve në vend. Do ketë kritere te madhësisë dhe vogëlsisë së fermës, për naftën që do të marrin fermerët në varësi të produktit që do të mbjellin. Mesatarisht pretendohet që do jetë 100 litra për hektarë dhe ne do kompensojmë 50 deri në 55 litra që do ia japim falas fermerit, pasi hiqen tre taksat”, tha ministri.

Ministri Çuçi në komision ka prezantuar edhe projektet e vitit 2021, teksa tha se thirrja e tretë për fondet e IPARD II është gati, ndërsa shtoi se po punohet edhe për IPARD III.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • reput: 28/10/2020 17:55

    haaaaaaa, ropt po vdesin fare ly vazhdon me te veten, vitin qe vjen do krimbeni ne borxhe, atehere ku esht ky buxhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025