Çuçi: Ndryshim sistemi
deputetë për diasporën

Çuçi: Ndryshim sistemi<br />deputetë për diasporën
Ministri për pushtetin vendor Bledi Çuçi, një ndër hartuesit e kodit të fundit elektoral përkrah idenë e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Gjatë intervistës për Report Tv, Çuçi hedh idenë e deputeteve të diasporës, si dhe dhënies së një karakteri më kombëtar të sistemit dhe llogaritjes së votave që nxjerrin një deputetet. Aktualisht votat llogariten në bazë qarqesh.

'Ndoshta për shumë ka ardhur koha që të mendojmë më drejtpërdrejtë për diasporën, pra për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, që ata të ndihen të përfaqësuar drejtpërdrejtë me njerëzit e tyre në parlamentin shqiptar, më shumë se reduktim numri që mund të jetë,  po unë shoh më shumë të argumentuar një modifikim të sistemit që kemi. Mund të ishte  më ndërkombëtar, jo i fragmentuar si propocionalitet, një sistem me bonus, një sistem që garantonte një qëndrueshmëri në qeverisje, pra ka shumë argumente që janë çështje pikëpamjesh', u shpreh ministri Çuçi.

Ndryshimi i shpërndarjes së mandateve që do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme, ku disa qarqe do të kenë më pak deputetë e të tjera më shumë, nxit garën me LSI-në sipas ministrit, dhe jo me rivalin e përhershëm PD.

'Në çfarë kam testuar unë opinion edhe në Gjirokastër, sigurisht që mazhoranca ka një avantazh absolut, dhe padiskutim gjithsecili brenda mazhorancës lufton për pjesën e vet të elektoratit dhe  pa diskutim PS është partia e parë po ato janë çështje që rregullohen brenda koalicionit', tha Çuçi

I deleguari i PS-së në qarkun e Gjirokastrës, i cili zëvendësoi Koço Kokëdhimën nuk fsheh se e gjeti partinë në bazë të çoroditjes.
'Dhe këto çoroditje që kanë qenë i takojnë të kaluarës dhe situata e sinergjia e krijuar është më pozitive se kurrë', tha ai.

Pavarësisht zhgënjimit të opinionit publik nga parlamentarët, gjë që reflektohet dhe në raportin transparency international, Çuçi nuk fsheh ambicien që në parlamentin ardhshëm të hyjë si deputetet.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja