Drejt fundit investimi 3 miliardë lekë për mbrojtjen nga përmbytjet e Vjosës

Drejt fundit investimi 3 miliardë lekë për mbrojtjen nga përmbytjet e Vjosës

SELENICË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi, ishte në Selenicë për të parë nga afër një prej investimeve më të mëdha që po kryhet në atë zonë për mbrotjen nga përmbytja e lumit Vjosë. Rreth 3 miliardë lekë janë dhënë nga qeveria për ndërtimin e 8 penelave mbrojtëse dhe një argjinaturë të re, për të frenuar përmbytjen dhe gërryerjen e tokave bujqësore, si dhe vërshimin e prurjeve të lumit në stacionin e ujit të pijshëm.

“Kjo është një nga ndërhyrjet më të mëdha në Lumin Vjosa. Janë duke u ndërtuar 8 penele mbrojtëse. Ky është një vend ku lumi mbyt dhe gërryen një pjesë të madhe të tokave bujqësore. Me investimin që po bëjmë, rreth 3 miliardë lekë, do të ndalojmë përfundimisht gërryerjen e tokave nga vërshimet e lumit. Veç kësaj kemi bërë edhe argjinaturën, e cila s’ka qenë më parë. Në këtë mënyrë garantojmë edhe mbrojtjen nga përmbytja të stacionit të ujit të pijshëm për Selenicën. Ky është një nga investimet më të mëdha që po bëjmë në Vjosë. Besoj brenda muajit nëntor do ta përfundojmë investimin”, tha ministri Çuçi.

 Aktualisht punimet në këtë investim janë realizuar në masën 68%. Argjinatura e re me gjatësi 2620 metra dhe 8 penelat mbrojtës pritet të përfundojnë para nisjes së dimrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 28/09/2019 00:35

    BRAVO ,,bledi cucit dhe qeverise te tilla projekte te behen ne te gjitha lumejte e shqiperise….//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale