Çuçi në serë duke provuar domatet: 100 % të shijshme! S’kanë lidhje me gjilpërat e hormonet (FOTO)

Çuçi në serë duke provuar domatet: 100 % të shijshme! S’kanë lidhje me gjilpërat e hormonet (FOTO)

“Prodhimet tona janë 100% të sigurta. Shqiptarët duhet të jenë krenarë për këto produkte, të cilat shkojnë në të gjithë Europën”. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi teksa provoi domatet që kultivon në serrën e tij fermeri Gjergji Hoxha në fshatin Bishan të Vlorës.

Ministri pa nga afër këtë biznes familjar me traditë gati 20-vjeçare, ku kultivohen mijëra tonë domate për tregun vendas dhe për eksportin.

Njësoj si në gati 80% të serrave në vend, edhe domatet e kësaj serre rriten pa qenë nevoja të përdorin fitorregullatorët. Pjalmimi kryhet përmes bletëve të posaçme të cilat qëndrojnë brenda serrës.

"Nuk ka as histori gjilpërash, as histori hormonesh. Nga 300 mijë tonë prodhime bujqësore që kemi eksportuar gjatë vitit 2018, nuk kemi asnjë kamion të kthyer mbrapsht. Kjo ka një domethënie të madhe për cilësinë e produktit. Ftoj të gjithë konsumatorët shqiptarë të konsumojnë këto prodhime që janë jo vetëm të sigurta, por edhe të shijshme”, u shpreh ministri i Bujqësisë z. Bledi Çuçi.

Gjatë vitit të shkuar vendi ynë eksportoi domate më shumë se çdo vend tjetër i rajonit, ndërsa për volum në eksportin e domates Shqipëria u rendit ndër 20 vendet e para në botë. Për të frenuar prodhuesit e pandershëm dhe ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore, pritet që në javët e ardhshme të miratohen ndryshimet në Kodin Penal.

Masat ndëshkuese do të ashpërsohen deri në dënime me disa vite burg. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe institucionet në varësi të saj, nuk do të lejojnë askënd që cënon sigurinë ushqimore dhe rrezikon shëndetin e konsumatorëve.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • paulini: 10/05/2019 14:37

    O Zoti çiçi ato qe po ha ti jane per eksport jo per tregtim te brendshet.

    Përgjigju
  • shqipe: 10/05/2019 14:29

    Ket e besoj se e mban ne dore vete tani

    Përgjigju
  • Free: 10/05/2019 12:35

    Ate to eksportit jane BIO kurse kto per tregun vendas te provoc CUC

    Përgjigju
  • Xx x: 10/05/2019 11:21

    Nuk provohen domatet ne sera o cyc provoji ne treg atje ku i blen populli

    Përgjigju
  • Berti: 10/05/2019 11:16

    Cuci i beson dhe vete genjeshtrat qe thote. Eshte bere si me keq se k**a qe thote se jsm e ndershme, me shajne nga inati hahahaha

    Përgjigju
  • Ilo: 10/05/2019 11:15

    U bere si Panariti me qumshtin pluhur te Lufres, turp

    Përgjigju
  • Socialist i Zhgënjyer: 10/05/2019 10:47

    Ky èshtè HISTERIK Ministèr !!! Komplet PALLAVESH !!! Sillet me Gazetarèt si RRUGAÇ dhe ZVARRANIK !!! USHQIMI i SHQIPTARËVE èshtè Totalisht i SKADUAR dhe me PESTICIDE dhe HORMONE nga më të RRÈZIKSHMET , kurse ky, "FRYHET si KAPOSHI nè PLEH , njësoj si ish MINISTRAT HAJDUTË të PD KRRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES

    Përgjigju
  • Moku: 10/05/2019 10:19

    Ktij ja kan be gjilponen n,tru herret.

    Përgjigju
  • Cancer: 10/05/2019 10:15

    Vate per lesh dhe ky

    Përgjigju
  • FKCF: 10/05/2019 09:40

    Po ky tallet me ne, e di i madh e i vogel se ca i bejne bimeve neper sera, po ky k*ri mir gruan ja shtypi Edi po sallatorin pse e do ne sume ky rrac e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër