Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural prej ditës së sotme ka nisur fushatën e informimit për fermerët në lidhje me fondet e Skemës Kombëtare 2020. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve sipas ministrit Çuçi do të shkojnë për të mbështetur blegtorinë. Nga Gjirokastra ku Çuçi ishte për vizitë në një prej fabrikave më të mëdha për përpunimin e qumështit u shpreh:
Prej ditës së sotme ka nisur fushata e informimit për fermerët nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për fondet e Skemës Kombëtare 2020. Ministri Bledi Çuçi tha se pjesa më e madhe e fondeve të kësaj skeme do të shkojnë për të mbështetur blegtorinë. Çuçi ishte në Gjirokastër ku vizitoi një prej fabrikave më të mëdha në vend për përpunimin e qumështit.
“Ne kemi menduar që për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori kaq të rëndësishëm, rreth 80% të grandeve të Skemës Kombëtare për fermerët, t’ia dedikojmë blegtorisë. Këtë vit me një skemë shumë të thjeshtë, duke paguar para për tufën bazë. Besoj se kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe dhe e shtrirë në disa vite, mendojmë që do të bëjmë një ndryshim rrënjësor në këtë sektor,”- u shpreh ministri.
Sipas tij Shqipëria mund të ketë sasi më të mëdha djathi apo nënprodukte të tjera qumështi nëse do të arrihet që të garantohet lënda e parë. Kjo tha ministri, bëhet duke shtuar numrin e krerëve të bagëtive në vend, prandaj subvencionet do të shkojnë për tufën bazë.
Pas fushatës së informimit në të gjithë vendin, fermerët do të kenë mundësi të bëjnë aplikimet e tyre prej datës 29 maj deri më 19 qershor. Këtë vit aplikimet do të bëhen online me zero dokumenta përmes portalit E-Albania. Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë në të gjithë vendin.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.8%
Vota total: 126
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor 2024, 13:29
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor 2024, 15:00
-
Buxheti do rishikohet për herë tretë në dhjetor, Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mld lekë për të likuiduar fermerët që kanë aplikuar për Skemën Kombëtare
13 Nëntor 2024, 16:04
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor 2024, 17:05
-
Vlora nën ujë! Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?! Çuçi: Verifikojmë çfarë nuk funksionoi
5 Tetor 2024, 10:23
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator 2024, 13:16
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator 2024, 12:19
-
Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt, më shumë se 8 orë diskutime për prioritetet e qeverisjes! Fokusi tek strategjia e komunikimit për zgjedhjet e 2025
1 Shtator 2024, 07:10
-
Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit
30 Korrik 2024, 11:35