Sipas ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore kjo reformë dhe paketë anti-korrupsion ka gjetur edhe përkrahjen dhe vlerësimin e ndërkombëtarëve, me të cilët edhe është duke u bashkëpunuar për hartimin e saj. Ndërkaq, ministri Çuçi ka sqaruar se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë vetëm disa vepra penale të listuara në paketën e re anti-korrupsion.
Çuçi bëri të ditur faktin tronditës se Departamenti Anti-Korrupsion i qeverisë Berisha në pesë vitet e fundit nuk ka asnjë dosje, asnjë kallëzim penal.
Pikërisht sot në hotel "Sheraton" u zhvillua konferencë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Ministria për Çështjet Vendore dhe UNDP për paraqitjen e draftit kundër korrupsionit si prioritet bazë i qeverisë Rama, ku Çuçi është bashkëhartues.
Ju si koordinator kombëtar çfarë detyre keni për luftën ndaj korrupsionit?
Ne kemi një trashëgimi të keqe edhe në strukturat që duhet të ngrejë qeveria për luftën ndaj korrupsionit. Ka nevojë për një kontraktor kombëtar për luftën kundër korrupsionit. Ne aktivizuam të gjitha pikat fokale në ministri, dhe i shtrimë edhe në institucione të tjera, për të vënë theksin në luftën kundër korrupsionit.
Pse duhet t’ju besojmë se ju jeni ndryshe?
Në radhë të parë mendoj se një nga të këqijat më të mëdha që ka sjellë qeverisja e kaluar, është zhvlerësimi i fjalës, duke përdorur të gjithë fjalorin e mundshëm politik, dhe gjithë premtimet e mundshme, pa mbajtur asnjë prej tyre. Dhe zhvlerësimi i fjalës shtrihet edhe në retorikën e luftës kundër korrupsionit. Ne po japim provat që në dy muajt e parë të qeverisjes. Pa struktura nuk mund të bësh ato që janë programuar. Koordinatori bën politikëbërjen që bën të mundur krijimin e infrastrukture që minimizon mundësinë e zyrtarit për të abuzuar me administrimin e fondeve. Shteti ka struktura që merren me këto çështje, ka taks-forca, audit të brendshëm, ka kontroll nga KLSH. Ka oficerë të policisë gjyqësore që merren me përgatitjen e dosjeve në prokurori nëse bien në kontakt me afera korruptive. Qëllimi ynë është që të modernizojmë dhe përmirësojmë sistemin. Ne do krijojmë një strukturë brenda një strukturë të madhe, që është komuniteti biznes-qeveri, dhe brenda Këshillit Konsultativ, ose jashtë, pasi kjo është çështje që ne po e diskutojmë, do të krijojmë një strukturë që do merret me verifikimin e të gjitha hapave që duhet të ndjekë një biznes për ngritjen e një aktiviteti në Shqipëri. Ne duhet të heqim dorë nga të parit ngushtë të fenomenit të korrupsionit, pasi është sistemi që krijon mundësi për korrupsion. Detyra dhe misioni ynë që të mbyllim këto hapësira.
Në ç’fazë është strategjia?
Të gjithë konkluzionet e dala nga konferenca janë konvertuar në një skicë-ide sesi do jetë strategjia e ardhshme antikorrupsion. Strategjia e re do të shtrihet në të gjtiha institucionet e pavarura, pra edhe jashtë qeverisë, që është edhe problemi më i madh. Ne do ta shtrijmë këtë gjë, edhe tek ky sistem, dhe do ndërhyjmë në të gjithë strukturën për aq sa na lejon situata. S’mund të flitet për plane të kristalizuara. Jemi tek faza e analizës. Drejtësia është një moment shumë sensitiv sa i takon momenteve kushtetuese. Ne nuk do sillemi me drejtësinë siç është sjellë qeveria e kaluar. Në mendojmë se nuk duhet të jetë kjo qasja, ne do merremi me funksionin e institucionit.
Kjo reformë mendoni se ka hasur në pengesa, nuk është pranuar nga partnerët ndërkombëtarë?
Për një konsideratë të përgjithshme mund t’ju them se nëqoftëse se kemi marrë vlerësime këto ditë në lidhje me këtë sistem që po ngremë i kemi marrë nga ndërkombëtarët. Pasi kemi punuar me ta. Në përgjithësi besimin tek ndërkombëtarët ne e kemi fituar, dhe përgjigje për këtë është rekomandimi që Shqipëria të marrë statusin. Kjo qeveri po punon për luftën kundër korrupsionit dhe ky është një hap i rëndësishëm drejt rrugës për në BE. Ndërsa për pika të veçanta të paketës, ka edhe kundërshtime. Amerikanët kundërshtojnë një pjesë të pikave sa i takon klasifikimit të një numri dhe jo të gjitha veprave penale për antikorrupsionin. Janë 17 vepra. Për shembull nëse vepra penale bëhet nga një kryetar bashkie. Kodi Penal në fakt ka një diapazon goxha të gjerë të neneve. Po marrim një rast hipotetik, nëse kryetari i Pukës, kapet duke bërë korrupsion, çështja e tij duhet të gjykohet nga Gjykata e Pukës, sipas ligjit aktual. Por kjo nuk është e drejtë, pasi në këto raste krijohet familjaritet mes personave që jetojnë në të njëjtën zonë, dhe me strategjinë e re, duke e klasifikuar këtë rast si krim të rëndë, çështja do të gjykohet në Tiranë, nga Prokuroria dhe Gjykata e Lartë. Këtë kundërshtojnë amerikanët. Departamenti i Shtetit ka trajnuar gjyqtarë apo prokurorë për këto lloj çështjesh, ndaj bien në kundërshtim për gjykimin e tyre në Tiranë.
Për ministrin Imami, ç’mendoni?
Në dokumentin që diskutuam sot, në skicën e strategjisë kundër korrupsionot, e kemi bazuar në tre shtylla: parandaluese, ndëshkuese dhe edukuese, që duhen trajtuar më të njëjtin seriozitet dhe shpejtësi. Për sa i përet denoncimeve të rasteve konkrete dhe këtu futet dhe ai që ka bërë ministrja e mbrojtjes është ndëshkuese. Nuk di detaje të dosjes, po dhe po të dija s’do thoja, i takojnë hetimit. Kjo është shprehje e vullnetit të kësaj qeverie për të luftuar korrupsionin në çdo nivel qoftë ai. Ne nuk do kursejmë asnjë zyrtar të nivelit të ulët apo të lartë të qeverisë paraardhëse apo kësaj qeverie, nëse do jenë të përfshirë në afera korruptive. Kemi pasur shumë debate si do ta ndërtojmë luftën kundër korrupsionit.
A do shqyrtohen gjithë çështjet për korrupsion që ngrihen në media?
Për çdo denoncim publik të bërë dhe nga media do ketë filtër administrative dhe do parë vërtetësia. Ka strukturë brenda çdo ministrie, kontrolli i brendshëm, ka kryeministri arbitër të brendshëm administrativ. A do të dish se sa çështje ka hetuar apo gjykuar Departamenti Anti-Korrupsion i qeverisë Berisha në pesë vitet e fundit? Zero çështje. Në pesë vitet e fundit zero çështje nga Departamenti Anti-Korrupsion i qeverisë Berisha. Asnjë dosje, asnjë kallëzim penal ka bërë ky departament.
Pas rastit Imami ka proces për dikë tjetër?
Nuk jam koordinator i çështjeve penale. Ne e shpëtojmë Shqipërinë, nëse normalizojmë shtetin, nëse ngremë anti-korrupsionin.
A ka rast tjetër?
Mund të ketë. Filtra duhet të ketë pa fund, siç ka tek ju në media sinjalizime pa fund për korrupsion.
Për raportet me Brukselin, korrupsioni sfida kryesore, plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare. Si po e koordinoni me Brukselin?
Ndoshta 70% e pikave që kemi me Brukselin lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, ato janë bashkë. Europa para se të jetë luks, aspiratë së pari ëhstë përshkallëzim i modernizimit të shtetit. Që në të shkojmë në familjen e Brukselit duhet të përmbushim disa detyrime, pa të cilat nuk jemi pjesë. Dy vitet e fundit sidomos lufta kundër korrupsionit, se ndoshta është gangrenë që po gërryen shoqërinë shqiptare.
Ndryshonte raportonte policia për rastet në prokurori, ndryshe prokuroria për rastet që kishte marrë nga policia, ndryshe raportonte gjykata.
Dhe te plani i veprimit një nga gjërat ngritja e database qendror të unifikuar që do unifikojë të dhënat. Kjo do bëhet në 3-mujorin e parë të vitit tjetër.
Është lënë të kuptohet në Bruksel se duhet të ketë arrestime të nivelit të lartë?
Nuk është qëllim në vetvete arrestimi. Qëllimi është të krijojmë bindje, që e kemi seriozisht këtë punë. As mos kërko nga Brukseli të të thotë ty që ne duam të arrestoni. Është gati arkaike të mendosh që Brukseli të vërë kusht Shqipërisë, që për të ardhur ju në Europë duhet të arrestoni 5-30 njerëz. Ne duam të modernizojmë shtetin. Ky është qëllimi ynë kryesor. Çdo njeri që zbuzon me fondet publike do ndëshkohet.
Në reformën e reduktimit të numrit të komunave dhe bashkive ku jeni?
Ekspertët më të mirë kanë përgatitur dokumentin që do përcaktojë kriteret dhe metodologjinë territoriale. Ne s’duhet të lëmë më njësi vendore që s’kryejnë asnjë investim, shërbim, s’mbledhin asnjë të ardhur por vetëm marrin nga buxheti i shtetit.
Sa është numri?
S’ka numër se do vijë nga zbatimi i një sërë kriteresh. Ka një studim suedez që thotë se Shqipërisë nuk i duhen më shumë se 80 bashki apo komuna.
Do e bëni me konsensus të opozitës?
Opozita është shprehur pro reformës administrative.
Redaksia Online
(e.s./mag/shqiptarja.com)