Çuçi: Qeveria bonus qiraje deri në maj 2021 për të prekurit nga tërmeti

“Qeveria do të garantojë bonusin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti deri në muajin maj 2021”. Kështu tha drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi gjatë një vizite në Manëz të Durrësit. Bashkë me deputetin Fidel Ylli, ministri vizitoi banorët e prekur nga tërmeti në këtë zonë. Mbi 100 banorë që mbetën pa shtëpi janë strehuar nëpër kabina me të gjitha kushtet e nevojshme të jetesës

“Këtu çdo gjë është në rregull përsa i përket kanalizimeve, ngrohjes dhe ndriçimit. I vetmi problem deri më tani është një ambient i përbashkët për kuzhinë dhe lavanteri. Biseduam me administratorin dhe do të marrim një ambient këtu pranë me qira, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj çështje. Të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i kemi sistemuar në kabina. Kjo është faza më e rëndësishme në kushtet e kësaj fatkeqësie natyrore. Për vlerësimin përfundimtar të godinave të dëmtuara do të vijë një tjetër grup i posaçëm”, tha ministri Çuçi.

Gjatë ndalesës në Manzë ministri pa nga afër edhe disa prej banesave të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Ndërkohë grupet e përbashkëta të inxhinierëve vijojnë punën në terren për vlerësimin e dëmeve të fatkeqësisë natyore. Në përfundim të këtij procesi do të përgatitet raporti përfundimtar, që i hap rrugë mbajtjes së konferencës së donatorëve dhe më pas programit të rindërtimit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?