Çuçi: Shumë shpejt shoferët do njoftohen elektronikisht për shkeljet që bëjnë! Do rikthejmë kamerat e trupit për policët

Çuçi: Shumë shpejt shoferët do njoftohen elektronikisht për shkeljet që bëjnë! Do rikthejmë kamerat e trupit për policët

Foto ilustruese

TIRANË- Shumë shpejt një shofer do të njoftohet në mënyrë elektronike për shkeljet që ka bërë. Ka qenë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi që ka bërë publik lajmin, duke theksuar se kjo është një mënyrë që të shmangen kontakti i drejtpërdrejtë i policëve me qytetarët. 

“Kemi kaluar nga patrulla policie që të ndalonin ndonjëherë edhe pa shkak, në përdorimin e radarëve automatikë dhe makinave inteligjente duke ulur kështu kontaktin e qytetarit me punonjësin e policisë që në shumë raste ishte edhe burim ryshfeti. Së shpejti do të kalojmë në njoftimin elektronik të menjëhershëm të qytetarit në rast shkeljeje dhe do të vijojmë investimet në teknologji e pajisje dixhitale për të rritur cilësisht punën e Policisë. Vetëm vitin e ardhshëm kemi parashikuar 7.6 herë më shumë investime në Teknologji në Policinë e Shtetit”, tha ministri Çuçi.

Duke marrë shkas nga përfshirja e efektivëve të policisë në ngjarje kriminale, rasti më i fundit ai me Lear Kurti, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka konfirmuar se do të rikthehen kamerat e trupit për patrullat e policisë. Çuçi theksoi se Policia do të investojmë 7.6 herë më shumë në teknologji!

“Pavarësisht këtyre arritjeve me ndihmën edhe të programit suedez, ne jemi në një përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar punën e policisë, rritjen cilësore të shërbimit që ajo i ofron publikut, një zbatim tërësor të filozofisë së policimit në komunitet. Në objektivat tona është shtrirja e përdorimit të kamerave të trupit për punonjësit e patrullave të policisë. Kjo do të rrisë më tej transparencën në punën tonë gjatë kontakteve me publikun, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe evidentimin e rasteve të mundshme të abuzimeve. Dëshirojmë t’i japim një zhvillim të mëtejshëm Komisariatit Dixhital, si një formë që ka rezultuar e suksesshme për raportimin e shkeljeve nga qytetarët”, u shpreh Ministri i Brendshëm.

Sipas Çuçit, tashmë policia është ndër institucionet më të besueshme në vend.

“Indeksi i pëlqyeshmërisë së qytetarëve ndaj punës së policisë ka pësuar një rritje domethënëse nga 36% në vitin 2013 në 59% në vitin 2022. Ky është një fakt që tregon se të gjithë përpjekjet tona duket që janë shpërblyer. Kjo s’mund të arrihej pa partnerë si qeveria suedeze përmes këtij projekti”, deklaraoi ministri Çuçi.

Këto deklarata Çuçi i bëri në konferencën përmbyllëse të projektit “Forcimi i Policimit në Komunitet” i financuar nga qeveria suedeze.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Smart: 14/12/2022 18:55

    Vendosi kamera trupi edhe drejtorëve vendorë dhe qendrorë të policisë dhe kufirit dhe shkëput rrjedhën e parave të korrupsionit nga ata në drejtorinë e përgjithshme!

    Përgjigju
  • Koleci prej Puke: 14/12/2022 16:15

    Zoti Çuçi ae di ti qe shqiptaret jane vetem per te shkatrruar!Zoti Çuçi mo harxho kot! parat e taksa paguesve,per kamerat per policet,se nuk kalon vetem nje jave ato ti shkatrrojne! Ti akoma nuk i njef se 80 % e policesh i ke hajdute.

    Përgjigju
  • Liku: 14/12/2022 15:35

    Rruget duhet dicitalizuar ashtu si funksionon ne BE shmanget korrupsioni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës