Çuçi takim me blegtorët në Nivicë: Jemi në bisedime me investitorë nga Arabia Saudite dhe Irani

 Çuçi takim me blegtorët në Nivicë: Jemi në bisedime me investitorë nga Arabia Saudite dhe Irani

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Nivicë një prej fshatrave që bën pjesë në programin ‘100 fshatrat’. Siç njofton zyra e shtypit pranë kësaj ministrie, Çuçi zhvilloi një bashkëbisedim me blegtorë të zonës përreth, për të diskutuar me ta mundësinë e zgjerimit të tufave të mbarështimit të të imtave për mish. Aktualisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është në bisedime me investitorë në Arabinë Saudite dhe Iran, të cilët janë të interesuar të blejnë nga Shqipëria mish qingji dhe dele.

Vlora, Tepelena dhe Gjirokastra që kanë numrin më ta madh të krerëve do të jenë të parat që do të përfitojnë nga kjo mundësi nëse gjenden termat e bashkëpunimit mes investitorëve dhe blegtorëve të këtyre tre qarqeve. Veç kësaj mundësie, ministri Çuçi diskutoi me blegtorët edhe një paketë të re mbështetje që Ministria e Bujqësisë do të ketë për blegtorinë. Do të ketë subvencione direkt për tufat e blegtorëve, në mënyrë që ky sektor të zhvillohet paralelisht me sektorin e prodhimeve bujqësore.

Ministri vizitoi edhe baxho të zonës, të cilat grumbullojnë qumështin e blegtorëve për prodhimin e djathit dhe nënprodukteve të tij. Ai u ndal gjithashtu edhe në dy bujtina të zonës, të cilat mirëpresin turistë. Të tjera bujtina janë në ndërtim e sipër. Nivica dhe fshatrat përreth kanë potenciale të shumta për zhvillimin e agroturizmit.

“Ky fshat dhe e gjithë zona përreth do të shndërrohet në një pol të rëndësishëm të turizmit malor në jug të vendit. Nuk është fare rastësi që sot në Nivicë takon edhe turistë, të cilët qëndrojnë aty për disa ditë për të shijuar natyrën dhe ushqimet tradicionale, mes të cilave spikat mishi dhe djathi me shije karakteristike”, është shprehur ministri Çuçi.

Një lajm i mirë për banorët e gjithë kësaj zone, tha ministri Çuçi, është miratimi i fondit për ndërtimin e lotit të dytë të rrugës që të çon drejt Nivicës. 8 milionë euro do të përdoren për segmentin Bënçë-Lekdush. Ky investim shkurton kohën për të shkuar në Nivicë dhe krijon një perspektivë të re për zhvillimin e kësaj zone.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja