Çuçi: Takimi hapës i fushatës së PD-së tregon dallimin e dy botëve! Ata nuk pyesin për rregullin dhe ligjin

Çuçi: Takimi hapës i fushatës së PD-së tregon dallimin e dy botëve! Ata nuk pyesin për rregullin dhe ligjin

Blendi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Gjirokastër ka zhvilluar sot një takim elektoral në lagjen “Hazmurat- Meçite”. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Çuçi solli në vëmendje hapjen e fushtës nga PD-ja, si një rast tipik tha ai që ilustron dallimin e madh si dy botë të ndryshme mes dy palëve politike.

“Ajo cfarë demonstruan ata në atë ditë nuk ishte thjesht koshienca e tyre në lidhje me ligjin. Ata nuk pyesin për rregullin dhe ligjin”, tha Çuçi.

Në vijim të diskutimit me banorët, Çuçi përmendi disa nga investimet e rëndësishme që janë bërë në Gjirokastër gjatë këtyre viteve.

“Në vitin 2014 kishim vetëm dy hotele në pjesën muzeale të Gjirokastrës. Sot ka mbi 100 njësi hoteliere. Imagjinoni se cfarë impakti kanë sjell investimet tona publike në Gjirokastër”, tha më tej Çuçi.

Drejtuesi politik i socialistëve kërkoi mbështetjen me votë në 25 prill për të përfunduar projektet që plotësojnë vizionin e tyre për Gjirokastrën.

“Kemi treguar para shqiptarëve se askush më mirë se ne nuk mund të qeverisë. Të paktën deri tani”, tha Çuçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 28/03/2021 21:04

    Ka te drejte per kete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja