Çuçi takohet me fermerët: Po bëjmë gati skemën për naftë pa taksa

Çuçi takohet me fermerët: Po bëjmë gati skemën për naftë pa taksa

FIER- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke punuar për një skemë për marrjen e naftës pa taksa nga fermerët. Kështu është shprehur ministri Bledi Çuçi gjatë një bashkëbisedimi që pati me fermerë të Fierit. Ai solli shembullin e lehtësisë që është krijuar me naftën për sektorin e peshkimit, duke theksuar se në fakt këtu është më i lehtë kontrolli pasi janë pak pika furnizimi dhe rrjedhimisht nuk ka abuzim.

“Kam nisur një projekt që unë besoj se do na çojë shumë shpejt tek lehtësitë për marrjen e naftës nga fermerët të zhveshur nga taksat. Është e rëndësishme që ne të ngremë infrastrukturën që këtë ta bëjmë dhe ta kemi të kontrollueshme për të mos lejuar abuzimin. Me zhvillimin e teknologjisë sot, ne i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë këtë gjë. Por do të përfitojnë vetëm ata që janë të formalizuar. Ky është një projekt që po vijon. Me shpresë vitin tjetër do ta paraqesim në qeveri për të marrë pastaj një vendim”, tha ministri Çuçi.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të fermerëve për matrikullimin e bagëtive, Ministri tha se shërbimi veterinar do të kontrollohet plotësisht nga shteti dhe matrikullat do të jenë falas. Sipas tij ligji i ri do të shkojë shumë shpejt në Parlament.

“Sistemi që zgjodhëm me klinikat veterinare ka dështuar. Do t’i prezantojë Parlamentit një riorganizim tërësor të shërbimit veterinar. Do ta kthejmë në një shërbim vertikal tërësisht të kontrolluar nga shteti në mënyrë që të rrisim përgjegjësinë. Brenda kësaj skeme padiskutim që matrikulla do të bëhet pa lekë”, tha ministri Çuçi.

Duke iu referuar dokumentacionit për aplikimin në fondet e mbështetjes së fermerëve, ministri u shpreh se procedurat janë thjeshtuar në maksimum.

“Tek Skema Kombëtare ne arritëm ta thjeshtonim dhe kërkuam vetëm NIPT-in e fermerit. Ne s’mund të japim para nga fondet publike thjesht me një letërnjoftim. Një NIPT duhet ta keni sepse pastaj hapet rruga për abuzim. Me ato para që kemi në dispozicion, ne jemi fokusuar të subvencionojmë pjesë të sektorit që krijojnë zinxhirin e vlerës”, tha ministri.

Sa i përket çështjes së pronave, ministri Çuçi përmendi ligjin e ri që është përgatitur për të adresuar këtë problem, ligj i cili po shqyrtohet edhe nga Komisioni i Venecias.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja