Ministri Çuçi gjithashtu është edhe koordinatori kombëtar antikorrupsion, dhe në lidhje me reformat kundër këtij fenomeni, ai sqaron se 2015, do të jetë viti që do të fillojë nga puna Byroja kombëtare e Hetimit. Por kjo nuk mjafton dhe për këtë arsye qeveria së shpejti do të lançojë nismën e re, faqja unike e denoncimit të korrupsionit, ku do të jetë një faqe për çdo denoncim, dhe për çdo çështje do të ketë persona që do të merren me çdo denoncim.
Në lidhje me implementimin e reformës së territoriale, ministri sqaron se do vijohet me disa aspekte si përcaktimi I gjithë koordinatave dhe kufijve të bashkive, për të vijuar më tej. Procesin e vlerësimit administrativo financiar, të bashkive në gjithë vendin, që po bëhet nga kompania KPMG, dhe më pas do të bëjmë nga një profil të zhvillimit ekonomiko social të çdo bashkie.
Intervista e Plotë me Ministrin Bledi Çuçi