Çudia e Albin Kurtit, kryeministri i Kosovës bën fushatë në Shqipëri

Çudia e Albin Kurtit, kryeministri i Kosovës bën fushatë në Shqipëri

Albin Kurti sot në Lezhë

Albin Kurti që pritet të drejtojë Kosovën si kryeministër së shpejti po bën fushatë politike si opozitar në Shqipëri. Emocionet e forta të fitores që shënoi në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë me Lëvizjen Vetëvendosje ja kanë shtuar urinë Albin Kurtit për të pasur pushtet edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Vizitën e tij në Lezhë me mision të qartë politik në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes në Shqipëri, Kurti tentoi ta kamuflojë mes motiveve kombëtarë.  Ai ishte sot në Lezhë ku u bë pjesë e një marshimi për 557 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Kurti përtej marshimit 'patriotik" nuk harroi të bënte politike në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes, ku u bëri thirrje qytetarëve të Lezhës të votojnë kandidatin e pavarur që garon në ketë qark.

"Një i nderuar kandidat për deputet nga Besëlidhja e Lezhës në Kuvendin e Republikës duhet të ndjekim pishtarin që përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptare kudo që është të faktorizohet të nxjerrë përfaqësuesit e tij më të mirë dhe të devotshëm dhe në këtë mënyrë krizën e shumëfishtë që ka pllakosur ta zëvendësojë me çlirimin, me bashkim, me zhvillim dhe përparimin e të gjithanshëm", tha Kurti sot nga Lezha.

Pas mbështetjes që i bëri kandidatit në Lezhë Iliaz Shehu, në ditët në vijim Albin Kurti do të ndalojë në Tiranë dhe në Gjirokastër, ku do të prezantoj edhe 2 kandidatët e tjetër, Bojken Abazi dhe Kreshnik Merxhani. Lëvizja Vetëvendosja edhe pse prej 2 vitesh vijon aktivitetet e saj në Tiranë dhe këta kandidatë të pavarur janë rreshtuar në krah të opozitës duke parë dhe qëndrimet që kanë pasur për çështje të ndryshme politike dhe sociale në Shqipëri.

Në fakt këto çudira ndodhin vetëm me shqiptarët, ku një kryeministër i Kosovës vjen dhe bën opozitarin në Shqipëri, përfshihet në fushatë dhe jep 'mësime' se si mund të zhvillohet vendi, ku një ngjarje historike të përdoret për kontekste politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ferderova: 04/03/2021 16:59

    JOOOOO...mjaft me eksperimente

    Përgjigju
  • Malo: 03/03/2021 07:59

    Pse kaqe shume frike nga Albini Edhe vete vendosja,Albini vjene ne troje shqipetare,frike nga Albini ka Vucic Po Rama Edhe PS Pse kane frike?kame nje mike Gazetar qe ka nje shprehje qe e perserit shpeshe,Rama nuk ka frike Pd Edhe Opoziten por ka frike Vete vendosjen edhe Albinin,Po me rezultone e vertete kjo thenie duke pare disa komentues qe e shajne pa kuptime Albinin.

    Përgjigju
  • al: 03/03/2021 05:42

    Sa shume largpames keto shqipet ketu :) Mos lani syte me lajme lokale te politizuara. Bashkimi i trojeve shqiptare e lejon kete. Nqs eshte i zoti te tregoje qe eshte i mire edhe per Shqiperine :) Mos kini frike laluca. Demokracia kete ka. Nqs doni me shume Ramen, mire i ban pak konkurence se opozita ne shqiperi ka vdekur :)

    Përgjigju
  • O tej: 02/03/2021 23:34

    Albin Kurti nje suxhuk Kosove

    Përgjigju
  • Erik: 02/03/2021 23:23

    VV do dali fuqishem ne keto zgjedhje ne Shqiperi. Kandidati i Tiranes, kryetari i OJF-se VV Dega Tirane, z. Boiken Abazi, deri 2 dite para se te skadonte afati i regjistrimit nuk kishte mundur te siguronte 3,000 firma ne Tirane. Besoj se "dikujt" do i kete ardhur keq dhe ia ka mbledhur ato 300 firma tek mbeshtetesit e vete me shpresen se kane gjetur nje majtist qe te zvendesoje Hysni Milloshin e zgjedhjeve te vitit 2011 ne Tirane e t'i shkepuse PS-se ca vota.

    Përgjigju
  • Tutu: 02/03/2021 23:06

    Albini eshte nje aktivist alla brigata rossa ... qe per te nuk e rruan njeri ne shqiperi...eshte nje lloj Azemi i kosoves....Albini ka nje familje ku femijet e tij jane gjysem shqiptar.. prandaj patriotizmi i tij eshte nje shpifesire si vet surrati i tij...shume shume si surrat qose qe eshte mund te vije ketej per ndonje gojore e asgje me shume...

    Përgjigju
  • Tuci: 02/03/2021 22:58

    Ore njerez! Akoma skeni sy te shikoni? Po Rama eshte lider mor qorra, na e ka ngritur koken ne mes te Europes!! Deri dje kur flisnin me ndonje ish kryeminister flisnin si me nje qytetar te dores se dyte, por sot keni vene re qe gjith lideret Europian i matin mire fjalet kur i nxjerrin nga goja?!?!?!. Dhe mua kjo me ben krenar per kryeministrin tim. Albin Kurti eshte i dobishem perkohesisht sepse duhet te luajme ne gjeopolitik globale! Polivi i mire polici i keq!! E ardhmja do ta tregoje mbajeni mend!!!.

    Përgjigju
    • Patrioti uk: 02/03/2021 23:51

      Po ore shok kishim portretet e skanderbut me kete rama turun kemi ismail qemal bey turkun qe as shqip.nuk ka dite nuk keni pse i merrni neper goje patriotet ju po jeni ne drejim te tuqise

  • Bebe: 02/03/2021 22:57

    Ore mire fushate po cfare thote kjo fjali

    Përgjigju
  • Shpëtimi math: 02/03/2021 22:13

    S'e duan Kurdin e as Osmanët e Kosovës e Maqedonisë!..Duam Shqipërinë si është,larg planeve të UDB së në gojë të AlBin Ladenit!

    Përgjigju
  • Maks: 02/03/2021 22:10

    Ky albini da plasi shpejt si nje flusk sapuni Ai ka bete shum premtime dhe do zoti realizon ndonje

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 02/03/2021 22:04

    Ma mire Albin Kurti se Aleksander Vucici. e di se ju shumica e keni me shume qef nje Shka coftan se nje Shqiptare Patriot si Kurti - po ska shpetim vec vonim - Kosova dhe Shqiperia etj do jene NJE brenda Ketij shekulli me emer te Zotit.

    Përgjigju
  • Beni: 02/03/2021 21:55

    Jane ata te Bukoshit qe bene grusht shteti kur u vra Azemi,qe tani bashke me Albinin dhe UDB jugosllave kerkojne te bejne te njejten gje mbas zgjedhjeve ne Shqipreri

    Përgjigju
  • Tirona: 02/03/2021 21:54

    qeveria e Tiranes duhet ti dergoje note proteste qeverise se kosoves qe brenda ores te largohet nga Shqiperia ky antiamerikan

    Përgjigju
  • podro: 02/03/2021 21:49

    ouuu, harruat ramen kur bente kryeministrin e kosoves, si nuk ju vjen turp

    Përgjigju
    • Ferderova: 04/03/2021 17:01

      Yyyyyysh TRAZICION yyyyyysh

    • Taulant: 02/03/2021 22:09

      Shko o balo laj gojen per Ramen dhe per standartin e politkberjes nga ana e tij. Rama s'ka nderhyre kurre ne politiken e brendshme te Kosoves si Mr. Bini ne fjale.

    • Endri: 02/03/2021 22:08

      Rama nuk ka hapur dege te PS-se ne Kosove o njeri. Ketij langaraqit i eshte mbush mendja se eshte i madh e vjen per fushate. Nje top te madh do marre

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?