Çudia me truprojat e Sali Berishës!

Çudia me truprojat e Sali Berishës!

Sali Berisha

Më datë 19 nëntor 2022, kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha ndodhej për vizitë në Panairin e Librit në Tiranë. Pasi vizitoi disa stenda me libra, një mesoburrë i afrohet, përkulet përpara tij, i merr dorën dhe ia puth si të qe Papa, pastaj hap krahun e djathtë dhe i jep Berishës 3 “shuplaka përkëdhelëse” në faqen e majtë. Shoqëruesi i Berishës ndërhyn me vonesë për t’i hequr dorën, vetëm pasi ithtari e kishte kryer veprimin. Ndërkohë Berisha e shoqëroi të gjithë këtë situatë me një qeshje në formë zgërdhitje. Të krijonte përshtypjen se e shijoi shumë atë formë “përkëdhelje”.

Ka ndodhur që Sali Berishën e kanë përqafuar ithtarët e tij, por me shuplakë, qoftë kjo edhe në kuadrin miqësor, nuk kishte ndodhur më parë, të paktën publikisht. Aq më tepër që ky ithtari ishte një anonim, e jo dikush që kishte miqësi me Berishën.

Pas 17 ditëve, më datë 6 dhjetor 2022, Sali Berisha teksa ishte duke shkuar tek ura e Lanës për të mbajtur fjalën në protestën e paralajmëruar, goditet me grusht pranë ish-hotel Dajtit nga një individ i identifikuar si Gerti Shehu. Ky i fundit, arrin të penetrojë poshtë krahëve të kameramanëve që ishin rreth 2 metra larg Berishës, përshkon këtë distancë, hap krahun e majtë dhe e godet Berishën me grusht në mollëzën e faqes së djathtë dhe po nga kjo anë e hundës.

Sërish truprojat e Berishës ndërhyjnë me vonesë, por jo për të parandaluar goditjen, po për të dhunuar egërsisht agresorin. Goditjet ndaj tij ishin frontale, me pëllëmbë, grushte e shkelma,  në kokë e trup. Në atë rrëmujë ku Gerti Shehun e kishin vënë përfund, do mjaftonte një shkelm pas koke në trurin e vogël të tij dhe ai mund t’u kishte mbetur në dorë.

Rojet personale të Sali Berishës, kanë treguar në të dyja këto raste një paaftësi të madhe, duke neglizhuar në mënyrë të habitshme rregullat e sigurisë së objektit që kanë marrë përsipër të ruajnë fizikisht.

Incidenti i datës 6 dhjetor është tmerrësisht flagrant, sepse agresori përshkroi 2 metra dhe asnjë truprojë e Berishës nuk tentoi të bëhej mur midis të dy palëve, po me një lehtësi të pakuptueshme pritën sa të kryhej akti i grushtimit e më pas të shfrynin dufin mbi agresorin, sikur të ishin një grup amatorësh të mirëfilltë. Vërtetë ngjarjet zhvillohen në fraksionet e sekondës, po truprojat pikërisht për ato fraksione të sekondës duhen. Mungesa e refleksit reagues, atëherë kur realisht duhet, është fatal për objektin që ruan.

Gjithsesi, çudia është se Sali Berisha vijon të mbajë po atë trupë shoqëruese, e cila ka shpërdoruar detyrën që kishte për ta ruajtur atë fizikisht. Ta mbash pranë me kokëfortësi një grup truprojash të paaftë për atë detyrë, e mos t’i zëvendësosh me profesionistë, është një mister që Sali Berisha duhet ta shpjegojë se përse e bën! Çfarë garanci ofrojnë ata në të ardhmen që u duhet besuar siguria e Sali Berishës? A nuk mjaftojnë qoftë edhe këto 2 rastet e fundit, në një interval 20 ditor, për t’i larguar si një prej faktorëve kryesorë që, qoftë adhurues të Berishës, qoftë dhunues, të penetrojnë kaq lehtësisht për t’i zgjatur duart drejt fytyrës së tij?!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korbi: 10/12/2022 19:59

    Nuk i ka paguar bodygarded hajduti.

    Përgjigju
  • Mekaniku: 10/12/2022 14:47

    Po pse nuk arrestohen nga policia bodigardet dhe te denohen per tejkalim force duke ushtruar dhune brutale si pasoje plagosjen e autorit viktime si dhe sekuestrim personi duke e cuar autorin pa deshiren e tij , forcerisht ne ambjentet e SHQUP-it kur dihet se ky insitucion privat nuk eshte strukture paralele e hetuesise?

    Përgjigju
  • Jani: 10/12/2022 14:36

    Truprojet thote. Jane punonjes te gardes.

    Përgjigju
    • Drini: 10/12/2022 16:43

      As per sqarim, rojet e Sales jane private, te zgjedhur nga ai vete. Sala ka refuzuar mbrojtje nga Garda, e shyqyr thuaj se do kishte fajesuar garden qe me urdher nga Edi Rama nuk nderhyri me qellim. Le t’i pipe lengun tani mbrojtjes qe ka zgjedhur vete.

  • Gjergj: 10/12/2022 12:19

    Sa herè qè Shqipèria, nè kèto 30 vjet shkèrdhatokraci, ka qenè nè vigjilje tè njè ngjarjeje historike pèr kombin shqiptar, Sali Berisha ka qenè aktor i anès tjetèr, asaj qè me çdo mjet èshtè pèrpjekur pèr ta minuar çdo hap pozitiv tè vèndit. Nuk duhet tè jesh doemos profet, pèr tè parè pas Berishès, strategji agjenturash tè huaja (edhe pèr ngjarje e "grushtosjes" sè tij). Synohej thjesht KAOSI, pèr ti thènè botès,,,shihini kèta neandèrtalè qè quhen shqiptarè, se si vrasin njèri tjetrin, edhe ditèn kur europa vjen nè kryeqytetin e tyre. Kjo gjè, dèshtoi sepse tulatja e kèsaj mender rithemelimi, nuk ka mbèshtetje vèrtetè masive, nga gjiri i sè cilès, mund ti vije bombat rendit kushtetues (shih ngjarjet e 2 prillit nè Shkodèr apo pas vrasjes sè Hajdarit). Pyetja, nuk èshtè se a ka origjinè tè njèjtè edhe kjo qè ndodhi kètè herè, me ato tè mèparshmet por, KU ÈSHTÈ SHISH? Koha e rastèsive, ka vdekur. Edhe ajo e "kartelave pèr tè sèmurè nendorè", nuk pi ujè mè.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë