Ndërsa publiku në jo pak raste ka shprehur habi mbi emrat që kandidatët kanë pasur para se të njiheshin, çudi të tjera vërehen në lista.
Në listën e Frymës së Re Demokratike për Shkodrën një lapsus ka bërë që si kandidate të jetë edhe një foshnje 8-ditëshe.
E renditur e njëmbëdhjeta në listën e FRD për Shkodrën, Antoneta Lusha është regjistruar me ditëlindjen 02.05.2017.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com