Çudira në Euro 2024, Spanja mbetet pa këpucë dhe doreza në Gjeorgji

Çudira në Euro 2024, Spanja mbetet pa këpucë dhe doreza në Gjeorgji

Skuadra e Spanjës

TBILISI - Gjeorgji - Spanjë është ndeshja e sotme e orës 18:00 që zhvillohet në Tbilisi për llogari të grupit A kualifikues të Euro 2024. Përgatitjet e spanjollëve nuk kanë qenë në kushte normale, pasi "Furisë së Kuqe" i ka munguar baza materiale e futbollistëve.

Siç bën me dije “Marca”, bagazhet ku ishin veshjet sportive, këpucët e lojës dhe dorezat e portierëve (mes të tjerave) kanë mbetur në Madrid. Kjo ka bërë që seanca e fundit stërvitore e Spanjës përpara ndeshjes kundër Gjeorgjisë të jetë atipike, me lojtarët që janë stërvitur me atletet e zakonshme, por jo këpucët me taka të lojës.

Kjo situatë jo normale e ka detyruar trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente, që veç seancës së djeshme, sot në orët e para të paradites të zhvillojë një seancë tjetër me materialet e plota.

"La Roja" ka luajtur vetëm dy ndeshje në grupin A, për shkak të angazhimeve të saj në Ligën e Kombeve dhe pasi u mund nga Skocia, nuk do të dëshirojë të lërë pikë të tjera pas. Aktualisht Spanja ndodhet e katërta në grup, me tre pikë, pas Norvegjisë (4 pikë), Gjeorgjisë (4 pikë) dhe Skocisë (12 pikë). Skocia dhe Norvegjia kanë luajtur katër ndeshje, ndërsa Gjeorgjia ka luajtur tre duele.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit