VLORË- Sezoni turistik në vendin dot nuk ka ditë që nuk prodhon ngjarje nga më të çuditshmet. Rasti më i fundit nga vjen nga Livadhë ku dy persona janë zënë për një dhomë pushimi.
Bëhet fjalë për 54 vjeçarin nga Tirana me inicialet S. H., i cili është konfliktuar me 74 vjeçarin nga M. K.. Ajo që dihet është se sherri ka nisur për një dhomë pushimi, por se çfarë ka ndodhur konkretisht nuk dihet.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë", bën me dije policia”, thuhet në njoftimin e policisë.