Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu është pranë dorëheqjes nga drejtimi i ekipit për shkak të rezultateve të dobëta këtë edicion.

Kryebashkiakja Ademi ka deklaruar se Cungu vijon që të jetë trajner i Vllaznisë, por situata mbetet e paqartë. 

Burime nga klubi shkodran pohojnë se në vendin e tij pritet që të ulet Ernest Gjoka, ish-trajneri i Kukësit edicionin e kaluar.

Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare dhe orët në vazhdim pritet që të jenë vendimtare. 

dy.b/shqiptarja.com