'Çuni vogël nuk ka çfarë të hajë', gruaja që jeton në skamje: Na hoqën edhe ndihmën ekonomike, duam vetëm ushqime (VIDEO)

Një familje rome në Berat po kalon ditët më të vështira të jetës së tyre. Çifti me pesë fëmijë që jetojnë në një dhomë thonë se nuk kanë bukë të hanë. Aq më shumë se situata e koronavirusit e ka rënduar akoma më shumë. Kryefamiljari Bojken Harizaj thotë se është i papunë, ndërsa bën thirrje për ndihmë vetëm me ushqime, pasi për të tjerat shprehet se do bëjë si do bëjë.

"Kam pesë fëmijë, jemi pa punë burrë e grua dhe bëj thirrje për ndihmë. Nuk kemi për të ngrënë. Na sollën dy pako miell, dy pako oriz dhe nuk na kanë ardhur më. Tani gruaja pa punë, unë pa punë, fëmijët duan të hanë. Lekë nuk kemi. Bëj thirrje për të na ndihmuar me ushqime se për të fjetur bëjmë si bëjmë,"-shprehet Bojkeni.

Ndërkohë gruaja e Bojkenit tregon fillimisht frigoriferin bosh. Ajo thotë se nuk ka çfarë t'i japë për të ngrënë fëmijës dy vjeç, ndërsa dy fëmijë të tjerë i ka dërguar te emë pensioniste, e cila i ndihmon herë pas here.

"Shikoni pak frigoriferin tim, është bosh. Fëmijët duan të hanë, çuni vogël do qumësht, por unë skam ku ta gjej. Shikojeni është bosh, s'ka asgjë fare. Në dollap kam vetëm një copë bukë. Po këtë kush ta hajë më para? Çuni vogël? Hajt se për vete nuk po mendoj, as për burrin, por dua për fëmijët. Dy prej tyre i kam dërguar te nëna, se duan të bëjnë detyrat dhe të hanë. Unë dua vetëm ushqime. Kam shkuar në bashki, po nuk japin ndihmë se na thonë jemi për punë, por unë skam ku ta lej fëmijën se ky dy vjeç është. Kujtojmë se ne kemi vila. Ndonjëherë na thonë do rregullohet do rregullohet po asgjë. Na futën dy muaj në ndihmë ekonomike, por na hoqën. Këtë se kuptuam. Të paktën ti gjejnë një punë burrit. Ti hedhin sytë edhe nga ne se po bëjmë 13 vjet martesë dhe nuk kemi parë një ndihmë. Ndonjëherë më ka sjellë ndihmë ime më, është pensioniste edhe ajo e nuk i lejohet të dalë,"-shprehet gruaja.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 08/04/2020 12:19

    Kush te tha te pjellesh Shum ne nuk dim te bejme qef si ti pra nuk te ka faj adkush dili per zot se kur e bere qefin nuk pyete njeri

    Përgjigju
    • Surrel: 08/04/2020 13:44

      a cka tash, te vdesin femija nga uria?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb