Ambasadori Italian Alberto Cutillo, komentoi Reformën në Drejtësi. Ai tha se ajo është e rëndësishme për të ardhmen eurpiane të shqiptarëve dhe se populli duhet të angazhohet në të, pasi duhet menduar e mira e popullit.
Cutillo tha se renditet në krahun e rekomandimeve të komisionit të venecias, duke i cilësuar si të duhurat.
Ndërsa tha se është shpresëplotë që palët do të bëhen bashkë, që të realizohet Reforma në Drejtësi brenda afateve të duhura, cilësoi Cutillo.
"Komisioni i Venecias është një komision ndërkombëtar. Dje shkëmbyem opinionet dhe besojmë se do bisedojmë shumë gjëra. E para dhe më e rëndësishmja është Reforma në Drejtësi është e rëndësishme për Shqipërinë dhe besojmë se të gjithë shqiptarët janë dakort që sistemi në drejtësi të rregullohet ose të përmirësohet. Është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Siç e dini edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar reformë për strukturat në drejtësi. Komisioni i Venacias është si të gjitha vendet mike të Shqipërisë mund të ndihmojë duke dhënë sugjerime, por refomën duhet ta bëjnë populli shqiptar dhe politika shqiptare" tha ai.
Këto deklarata të ambasadorit Italian nga Vlora u bënë pas viztës së kryer në Prefekturë, Bashki dhe Këshillin e Qarkut.
Kjo vizitë e Cutillos, ka nisur me vizitat në disa biznese italiane si Petrolifera, Porti i jahteve Orikum e më pak në portin e Vlorës, ku po jetësohet një investim nga cooperacioni italian.
Gjatë takimevë ambasadori eshte shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Italisë Stefano Bergesio.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO