Çështja McGonigal, vjen reagimi i parë nga zyrtarët e lartë amerikanë! Escobar: Nuk janë dëmtuar aspak marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

TIRANË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar për herë të parë çështjen McGonigal, ku ka deklaruar me zë dhe me figurë se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk janë cenuar aspak. Në një kohë kur opozita e Sali Berishës pretendon ka pasur një krisje të raporteve mes 2 vendeve e me këtë justifikim ka thirrur edhe protestë, zyrtari i lartë i SHBA konfirmon se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Ky është reagimi i parë nga një zyrtar i lartë amerikanë për çështjen McGonigal, ku tha se kjo çështje i takon FBI.

Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu ka deklaruar se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është pjesë e hetimeve të nisura ndaj ish-shefit të Departamentit të Kundërzbulimit të FBI-së.

“Shqipëria  është aleate e NATOS  dhe pjesë e këshillit të sigurimit, çështja MC Gonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI.  DASH nuk është pjesë e atyre hetimeve”, tha Escobar, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë. 

Për këtë çështje, opozita, kësaj here e bashkuar, ka thirrur në një mocion me debat pa limit kryeministrin Edi Rama. Në vazhdën e akuzave, Sali Berisha e ka përfshirë në skandal edhe vetë Escobar dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka mohuar të gjitha akuzat që kanë ardhur në drejtim të tij, duke thënë se janë të pabazuara në fakte.

Kjo çështje erdhi pas arrestimit të ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ndaj të cilit rëndonin 2 akuza, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë, Dorian Duçka dhe Agron Neza. Vetë Rama përmendej në aktakuzën amerikane që ka kryer takime me ish zyrtarin e lartë të FBI-së.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 02/03/2023 03:33

    AMERIKA e do shqiperine per te bere ca para xhepi me duckat dhe nezet qe si duket ky vend i prodhon me shumice.....turp i madh,,,por me duket qe edhe edi rama eshte pjese e kesaj xhobevenie,,,sepse eshte edi rama qe i ka treguar mc,gonigalit se kujt nga biznessmenet mund ti viheshin gjoba..,kastrati ka paguar 16 milion euro,,te tjere 3 milion euro.....vetem me kete afere edi rama duhej te jepte doreheqje....neser ne parlament,,edi ramen,,peshtyjeni..goditeni me veze,,domate,,uje...nuk meriton ai palaco te qendroje ne parlament....ne si popull jemi gati jashte te hyjme brenda.....

    Përgjigju
  • Eri: 01/03/2023 09:34

    Po cdo thote ky? Jane demtuar? Mbase dhe jo se USA aleancen e ka me Shqiptaret si e hodhi Berishen hedh dhe kte ne kosh...te shikojme....

    Përgjigju
  • Bledtrimi: 01/03/2023 06:27

    Hani m hani, akoma nuk e kuptoni situatën, ju PD-istët (partia e sigurimit te shtetit) vazhdoni shikoni ëndrra ku Rama futet ne burg nga Amerika dhe Saliun e dekorojnë. Saliu e mori dekoratën dhe deri sa te vdesë ai, Zeni, Argita, PD ka pasaportë ruse. Zërat janë hedhur para 50 vitesh çuna ju komunistet ekstremistë te PD nuk pastroheni me. Dhe mjaft ju treguat njerzve përralla me konservatorë se jeni bolshevike te ekstremit te majte

    Përgjigju
  • Toni: 01/03/2023 02:24

    Ca pune ka Shqiperia te prishe marredheniet per Edi Ramen? Pergjegjesia eshte individuale!

    Përgjigju
  • Socialisti: 28/02/2023 18:31

    Eh shyqyr, na shkrive gjakun se ishim gjith merak per Ramen. Shyqyr qe spaska ber gje e qenka i paster si qelibari, qe ju befte mamaja ju befte.

    Përgjigju
  • Dili zot vetes: 28/02/2023 18:19

    Normal qe nuk cenohen marredheniet me SHBA,se pergjegjesia ne kete rast eshte individuale ????

    Përgjigju
  • Beni: 28/02/2023 16:52

    vazhdojne te paguhen miliona, gonigalet e tjere vazhdojne punen

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 01/03/2023 08:17

      Cuni i Netes eshte i paster nuk ka nevoje qe ta pastrojne .shikoni si e ka bere shqiperine e ka ngritur ne majat me te larta .ju pd -ista jeni ,kriminele hajduta dhe anti shqiptar ,ju do te shuheni fare si parti e shkateruat shqiperine e kthyet ne nje vend te shkrete duke shkateruar cdo gje .poshte pd .

    • Arbëri: 28/02/2023 21:23

      Ky ështé i korruptuar nga serbia fashiste për ta ”pastruar” çunin e netes …!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja