Ndryshe nga çmund ta priste shumëkush prej jush këngëtarja Miley Cyrus e ka mbyllur vitin 2013 më e veshur se kurrë.

Gjatë koncertit të mbajtur në Nju Jork ajo është shfaqur me një veshje normale në ngjyrë ari, si dhe një pesllush të bardhë përsipër.

Miley ka thënë se temperaturat e ulëta të Nju Jorkut kanë ndikuar në zgjedhjen e veshjes së saj.

“Është veshja më normale e vitit 2013 për mua” ka thënë e vetëdijshme që kjo i ka bërë përshtypje të gjithëve, këngëtarja Cyrus.

miley cyrus

Më tej ajo ka shprehur se ka qenë mjaft e ngazëllyer për performancën e saj dhe mjaft e emocionuar se do ta shikonin miliona njerëz në një natë kaq të veçantë.

Pavarsisht kësaj Miley nuk ka lënë mbrapa gjestet e çmendura, duke nxjerrë gjuhën në momentin që po fliste me një nga prezantuesit.

Por siç ka pohuar dhe vetë këngëtarja ajo e bën këtë gjest kur është e zënë ngushtë.

“Unë zihem ngushtë, pasi njerëzit drejtojnë aparatet tek unë apo celularët, unë në atë moment nuk di çfarë të bëj, kështu që nxjerr gjuhën” ka thënë Miley.

Ajo ka dhënë një performancë të bukur ku ka intepretuar hitet “Wrecking Ball”dhe “Get it Right”.

Redaksia online
(Blerta Tush/shqiptarja.com)