Ajo ka qenë e vrarë shpirtërisht pasi qeni i saj dy vjeç Floyd u vra nga një ujk ditën e martë.

Ndërkohë Miley Cyrus ka dhënë një performancë mjaft emocionuese ditën e djeshme në Bruklin, ku këndoi e përlotur para një statuje të madhe të bërë enkas në kujtim të qenit të saj.

E veshur me të brendshme të zeza, ndërkohë që kishte hedhur përsipër një copë me qime të zeza dhe të bardha dukej sikur asgjë nuk e ngushëllonte dot Miley-n për humbjen e qenit të saj.

miley cyrus

Perez Hilton postoi një video në faqen e tij në “Instagram” gjatë performanëcës së këngëtares ku shkruante se Miley ishte tejet e emocionuar gjatë interpretimit të saj.

Miley e adhuronte Floyd, pasi ditën që ai ngordhi ajo nuk ka reshtur së shkruari statuse në “Twitter” ku kuptohej që ishte tej mase e pikëlluar.

(b.t/shqiptarja.com)