TIRANE- Thirrjes për bashkim të PS-së dhe LSI-së, i bashkohet dhe Presidenti i Federatës për studimet Progresiste Europiane, Massimo D’Alema.

Në një deklaratë për TVA1 REPORT D' Alema thotë se “kthimi i një bashkëpunimi mes forcave shqiptare me frymëzim socialist pas vitesh mosmarrëveshje dhe ndarje do të ishte e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të gjitha forcat progresiste në Europë. "

"Prej shumë vitesh e njoh Edi Ramën dhe Ilir Metën dhe jam i bindur që ata do të arrijnë të kryejnë cdo përpjekje të mundshme për të tejkaluar ndarjet që gjithsesi kanë arsye të thella, por nuk mund dhe nuk duhet të ndalojnë një ribashkim që do t'i sigurojë Shqipërisë udhëheqje të fortë progresiste. E majta italiane është gjithnjë pranë Shqipërisë në momente të vështira, dhe një herë duam të shpresojmë në një kthim politik që favorizon bashkimin e këtij vendi dhe integrimin e plotë në BE. Duam të shpresojmë në një kthim politik që të favorizojë bashkimin e këtij vendi mik dhe integrimin e plotë në BE"- mbyll deklaratën e tij D’Alema.

(sg/shqiptarja.com)