Dëbimi i romëve, Kompania:
Investimi konform rregullave

Dëbimi i romëve, Kompania:<br />Investimi konform rregullave
TIRANE- Pas lajmeve se romët janë dëbuar nga barakat ku jetonin prej 20 vitesh tek “Rruga e Kavajës”ka reaguar kompania e ndërtimit “Park Construction Albania shpk”. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, kjo kompani sqaron pozicionin e saj në gjithë këtë ngjarje, ndërsa thekson se komuniteti rom ka firmosur se bie dakord për cdo hap që ka kryer kompania në këtë territor.
 
Kompania “Park Construction Albania shpk”, në lidhje me këtë çështje sjell disa pika ku sqaron se ka kontaktuar nëpërmjet përfaqësuesve të saj anëtarët e këtij komuniteti duke i bërë të ditur planet e saj për zhvillimin e zonës dhe duke u kërkuar zhvendosjen.
 
Pas këtij komunikimi romët i janë drejtuar Avokatit të Popullit më datën 2 Korrik 2013 dhe i kanë kërkuar ndihmë. Pasi kryen dorëzimin e kësaj praktike, kompania nis komunikimin verbal me banorët, dhe në konsensus të plotë banorët bien dakord të nisin çmontimin e strukturave portative dhe zhvendosjen.
 
Në deklaratë thuhet se, kompania disponon deklaratat e nënshkruara me vullnet të lirë të të gjitha familjeve që pranojnë të zhvendosen. Kompania me shpenzimet e saj ka marrë përsipër koston e zhvendosjes.
 
Më tutje kompania, në pronësi të Mihal Delijorgjit sqaron se, sipas saj, Avokati i Popullit, gjatë gjithë kohës ka qenë në dijeni të plotë të këtyre ngjarjeve, të cilat kanë ndodhur siç i shpjegon kjo deklaratë, por në mënyrë të qëllimshme ka manipuluar me deklaratat opinionin publik.

Redaksia Online
(a.q/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator