Dëbohet nga Gjermania kosovari,
baba i gjashtë fëmijëve të mitur

Dëbohet nga Gjermania kosovari,<br />baba i gjashtë fëmijëve të mitur<br>
Gjermania ka vendosur të dëbojë një shqiptar nga Kosova, baba i gjashtë fëmijëve. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë Administrative (OVG), shkruan media gjermane stadtradio-goettingen.de.

36 vjeçari duhej të dëbohej, me vendimin paraprak të Gjykatës Administrative të Göttingenit, e cila kishte hedhur poshtë një mbrojtje të përkohshme juridike kundër dëbimit që ai e gëzonte më parë, transmeton albinfo.ch. Pastaj ai ka ushtruar të drejtën e ankesës në OVG-në e përmendur.

Por OVG i ka dhënë të drejtë gjykatës së shkallës së parë. Nisur nga fakti se kosovari kishte kryer një numër të madh veprash penale, është e pritshme që ai sërish të ushtrojë dhunë, thuhet në vendimin më të ri, përcjell albinfo.ch Për këtë arsye, për të hir të ruajtjes së sigurisë publike është e nevojshme që ai të dëbohet.

Kosovari para arrestimit të tij të fundit jetonte në qarkun Göttingen ndërsa në Gjermani kishte ardhur në vitin 1991, si fëmijë 10 vjeçar. Lejes së tij të përkohshme të qëndrimit “Duldung” i kishte dalë afati në vitin 2011.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro