Më tej, policia njofton se nuk do të lejohet të kalojë asnjë mjet i pa pajisur me zinxhirë. Ndërsa, uniformat blu bëjnë me dije se po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për t krijuar lehtësi dhe siguri rrugore.
[gallery]25664[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Nisur nga situata e shtimit të reshjeve të dëborës në zonën e Llogarasë, punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim po monitorojnë situatën dhe ndodhen në gatishmëri për të krijuar lehtësi dhe siguri rrugore në kalimin e aksit rrugor të Llogarasë. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të cilët kanë intinerar zonën e Llogarasë, mjetet rrugore të tyre të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullim.
Policia Rrugore me qëllim sigurinë rrugore nuk do të lejojë kalimin apo qarkullimin e mjeteve, të cilat nuk janë të pajisur me zinxhirët përkatës për kalimin në këtë aks rrugor. Policia fton të gjithë përdoruesit e rrugës dhe qytetarët që në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 e 129.
d.c./shqiptarja.com