Në rrugen drejt fshatit Qerret, njësia administrative Luf-Qerret ka vështirësi qarkullimi.
Akset rrugore që lidhin fshatrat Ukth, Qerret i Vogel dhe Qafa T'Mugu me qendren e njësise administrative Qelëz janë të pakalueshme si pasoj e reshjeve që i kanë kaluan 17 cm në këto zona.
E pakalueshme raportohet dhe rruga rurale e fshatit Kabash që lidh zonën me segmentin nacional.
Të gjithë akset nacionale që përshkojnë bashkinë e Pukës janë të kalueshme, ndërsa po monitorohen vazhdimisht nga patrullat e Policisë së Shtetit.
Nga informacionet e mbledhura nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Shërbimi i Urgjencës nuk ka raportuar asnjë rast të emergjencave shëndetësore.
Shërbimi Zjarrfikës dhe ndërmarrja e Shërbimeve kanë kaluar në gjëndje gatishmërie.
Bashkia Pukë njofton se po punon pa ndërprerje me forcat dhe mjetet që disponon që banorët mos të vihen në vështirësi.
s.k/Shqiptarja.com











