Reshjet e borës që prej pasdites së djeshme kane pushtuar gjithë qarkun e Korçës. Situata paraqitet kryesisht brenda normales në pjesën më të madhe të akseve rrugore nacionale që momentalisht janë të qarkullueshme normalisht.
 
Akset më të rënduara janë Korçë - Dardhë dhe Korçë - Ersekë ku perdorimi i zinxhirëve është i këshillueshem.
 
Aksi Korçë - Qafë Plloçë ka qënë më problematiku ditën e djeshme, por sot paraqitet më i qetë.

Situata duket nën kontroll në akset e tjera rrugore të Qarkut juglindor.

Ka qënë edhe Prefekti i Qarkut Korçë, Ardit Konomi ai që ka bërë prezantimin e plotë të situatës duke theksuar se pavarësisht intensitetit të reshjeve situata është tashmë e normalizuar. 

Zonat më problematike janë ato të Dardhës, Voskopojës, Qafës së Qarrit dhe Bigëll.