Pavarësisht reshjeve të dendura problemeve gjatë paradites së kësaj të diele, në mbrmje situata paraqitet e qetë dhe pa probleme në akset kryesore sipas ARRSH-së.

Situata është normale në rrugët kryesore të vendit me përjashtim të disa zonave si Gjirokastra e Dibra ku nga rrëshqitja e gurëve ka patur disa vështirësi në qarkullim por që tashmë gjendja shtë stabilizuar 

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se disa akse janë të kalueshme normalist ndërkohë që në Kukës dhe Korçë ku ka resdhje dëbore qarkullimi vazhdon të bëhet me zinxhirë.

Korcë
Te gjitha rrugët jane te kalueshme.Pjeserisht Korce-Dardhe me zinxhire , Korccë-Voskopojë Korcë-Erseke (Qafa e Qarit pjesërisht me zinxhirë).
 
Kukës
Segmenti Kukes-Peshkopi ne vendin e quajtur Kalaja e Dodës pjesërisht 3-4 km me zinxhire.
Puke-Kukes ne vendin e quajtur (Qafe Mali) pjesërisht me zinxhire.

Ndërkohë që Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi në një pronocim për Shqiptarja.com tha se niveli i lumenjve është drejt ulje,  rrugët nacionale janë të kalueshme.
Edhe pse ka patur dalje të pjesshme të lumit "Vjosa" nuk ka shkaktuar dëme të mëdha. Sipas Premçit mbetet e bllokuar vetëm rruga rruga që lidh Pukën me Iballën.

"Akset rrugore kombetare jane te gjitha te qarkullueshme.Akset rrugore rurale jane pergjithesisht te qarkullueshme, veç akseve rurale Iballe - Puke, Lure - Kurbnesh - Rreshen, te cilat jane ende te bllokuara, si dhe disa fshatra te thella malore ne qarqet e vendit. Ne disa prej akseve rrugore kombetare dhe rurale perdoren zinxhire per shkak te ngricave. 

Gjate paradites lumi Vjose doli nga shtrati prane Ures se Mifolit dhe permbyti pjeserisht tregun e fshatit Novosele, si dhe tek vendi i quajtur ‘’Bishti i Malit’’ qe ndodhet ndermjet fshatit Armen dhe qytetit Selenice ku ka permbytur rreth 10 dynym toke te pashfrytezueshme. Niveli i lumit ka rene dhe situata eshte permiresuar menjehere. Niveli i Lumit Vjose eshte drejt uljes graduale. Edhe nga lumenjte e tjere nuk paraqiten probleme pasi reshjet per 24 ore parashikohen lokalisht te dobta, por do te kete ulje temperature.Grupet e punes se OSHEE kane punuar dhe riparuar defektet ne 30 fidra. Mbeten per riparim dhe 3 fidra qe ndodhen ne zonat e thella, Shkoder, Kukes dhe Korçe ku po punohet."
-tha Prençi