Dëmtimi e lë Armando Sadikun 
edhe jashtë “Europa League”

Dëmtimi e lë Armando Sadikun <br />edhe jashtë “Europa League”
Armando Sadiku pas golit me kombëtaren në Europian është shndërruar në makth për rumunët. Kjo vihet re edhe në postimin e gazetës sportive “Sport Total” ku i bëhet jehonë mungesës së tij të enjten në “Europa League”.

Skuadra Rumune e Steauas së Bukureshtit do të ndeshet me zviceranët e Zyrihut. Ky është konsideruar si një lajm tepër i mirë nga ana e tyre, pasi ekipit kundërshtar do t’i mungojë lojtari kyç dhe kjo është një sfidë ku vendasit kërkojnë me patjetër rezultatin pozitiv. Media rumune thekson se është ende herët që ai të rikthehet në fushë.

Sulmuesi 25-vjeçar ndeshjen e parë në këtë kompeticion realizoi një paraqitje perfekte ku kurorëzoi gjithçka me një gol të mrekullueshëm kundër Vilarealit. Që nga ajo kohë “bomberi” pësoi një dëmtim duke humbur sfidën e dytë ndaj Osmanlinsporit por edhe dy të tjerat tepër të rëndësishme me Kombëtaren.

Nuk dihet ende se sa do të vonoi rikthimi i tij në fushë por vete lojtari ka bërë të ditur se do të bëj çmos që të jetë i gatshëm ndeshjen që kombëtarja jonë ka kundër Izraelit më 12 nëntor.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat