Shumë rrugë dhe ura në mbar vendin u dëmtuan gjatë përmbytjeve të fundit, ndër to është edhe ura e Zëmblaku e cila tashmë është e pakalueshme. Si alternativë për të lidhur zonën e Pustecit po përdorët rruga e Pojanit, por vetëm për mjetet nën 20 ton. Mjetet e tonazhit të rëndë duhet të gjejnë alternative të tjera.
Reshjet e fundit të nëntorit bënë që shumë rrugë dhe ura të shkatërrohen në mbarë vendin. E tillë është edhe ura e Zëmblakut, e cila si pasojë e prurjeve të shumta u dëmtua në pjesën kryesore të saj. Këmbët e urës janë thuajse të thyera totalisht. Si alternativë për të kaluar në Maqedoni shfrytëzohej rruga e Pojanit, por ura në këtë fshat nuk ka strukturën e fortë për të mbajtur mjete mbi 20 ton. Një gjë të tillë e ka bërë me dije edhe prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari i cili pas vëzhgimit në terren duke parë strukturën e hollë të këmbëve të urës ka vendosur që mjetet e rënda duhet të gjejnë një tjetër rrugë alternative për të kaluar.
Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari thotë se, “nisur nga ajo që ndodhi në Zëmblak ne bëmë një inspektim në të gjitha urat se si zbatohet rregullorja, kodi rrugorë, si kalojnë makinat, në çfarë tonazhi, bëmë një konsultë me ekspertët nisur dhe nga amortizimi që ka ura në vite dhe përcaktuam që nga 24 ton, do të kalojnë makinat me 20 ton. Ne duhet të mësohemi me zbatimin e ligjshmërisë, pra është e panevojshme dhe ndërhyrja nuk duhet të shkojë deri këtu sa të ndërhyjmë ne për tonazhin”.
Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm në urën e fshatit Pojanë janë vendosur disa blloqe betoni në mënyrë që të bllokohen makineritë e tonazhit mbi 20 ton. Tashmë të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë duhet të gjejnë një rrugë tjetër alternative që të bëhet i mundur kalimi drejt bashkisë Pustec dhe doganës së Goricës.
Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja. com
/Shqiptarja.com

VIDEO