BRITANI E MADHE - Ish-ministri i qeverisë laburiste në Britaninë e Madhe, Denis MacShane u dënua nga gjykata me 6 muaj Burg.
MacShane u shpall fajtor për falsifikimin e 19 faturave me vlerë 13 mijë sterlina.
65 vjeçari shërbeu 18 vite si deputet i partisë Laburiste dhe gjatë viteve 2002-2005 ishte Ministër për çështjet e Europës, në qeverinë e Tony Blair.
MacShane duhet të kalojë të paktën gjysmën e dënimit të tij në burg. Ai gjithashtu u gjobit me 1.500 sterlina të cilat duhet t’i paguajë brenda dy muajsh.
Denis MacShane njihet si mbështetës i kauzës shqiptare. Gjatë kohës që shërbente si Ministër për çështjet Europiane i Mbretërisë së Bashkuar, MacShane kundërshtoi raportin e Dick Marty që akuzonte liderët kosovarë për trafikim organesh.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com