Dënimi i aktivistëve të VV, reagon
akademiku Qosja: Masakër juridike

Dënimi i aktivistëve të VV, reagon<br />akademiku Qosja: Masakër juridike<br>
Akademiku Rexhep Qosja e ka cilësuar masakër juridike dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes nga gjykata në Prishtinë. Katër aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen për sulmin e kryer në gusht të vitit 2016 ndaj Kuvendit të Kosovës

Ata janë dënuar me një total prej 21 vjet. Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

STATUSI
Sot, më 17 nëntor, në Prishtinë ndodhi një masakër juridike, që fyen rëndë drejtësinë, që fyen rëndë mendjen e shëndoshë, që fyen rëndë Kosovën. Viktima të kësaj masakre juridike janë Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi.

Këtyre të rinjve me moshë, të rinjve me ide dhe të rinjve me emrat e tyre plot kuptim e bukuri kombëtare, dënimin ua shqiptoi Gjykata Themelore e Prishtinës, por e përdorur si gjykatë private prej dy blloqeve politike, që tani e sa vite e kanë bërë Kosovën shtet privat!

Gjykata themelore e Prishtinës ua shqiptoi dënimin Adeas, Frashërit, Egzonit dhe Atdheut dy ditë para balotazhit dhe ua shqiptoi dy ditë para këtyre zgjedhjeve komunale me shpresë se ashtu do të mund të ndikojë rrënueshëm në zgjedhjen, të paraparë të sigurt, të Shpend Ahmetit kryetar i kryeqytetit të Kosovës -Prishtinës.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua shqiptoi dënimin Adeas, Frashërit, Egzonit dhe Atdheut për “veprën penale” me asnjë dëshmi të dëshmuar: për terrorizëm! Pronarët e shtetit privat të Kosovës e mësuan Gjykatën Themelore të Prishtinës, që thyerjen e një tulle e gjysmë dhe katër gjysmëdritareve të Kuvendit të Kosovës, t’i quajë terrorizëm me shpresë se ashtu, me këtë marrëzi politike dhe politikologjike, në të vërtetë fashiste, do t’i rëndojë tmerrshëm të përzgjedhurit e urrejtjes së tyre politike - Adean, Frashërin, Egzonin dhe Atdheun, e përmes tyre Lëvizjen Vetëvendosje, e cila me idetë e saj, me programin e saj politik e social, me adhurimin e gëzuar në radhët e rinisë shqiptare, po i shqetëson pamatshëm.

Besoj se populli shqiptar nuk do të pajtohet me këtë Gjykim që fyen drejtësinë, mendjen e shëndoshë dhe Kosovën, prandaj edhe do të çohet kundër tij siç u çua edhe kundër dënimit me vdekje që burgu i Prizrenit i shqiptoi Astrit Deharit. Besoj se populli shqiptar, viktimat e kësaj masakre të sotme juridiko-politike, të kurdisur prej dy blloqeve politike, do t’i shpallë, së bashku me Astrit Deharin, heronj të Kosovës nesër.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë