Dënimi nga FSHF, shpërthen
Partizani: Besnikëri e servilëve

Dënimi nga FSHF, shpërthen<br />Partizani: Besnikëri e servilëve
Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi vendimin për të dënuar Partizanin me 4 ndeshje pa tifozë, pas incidenteve në Kukës, dy javë më parë. 

Reagimi i parë ka qenë i vetë klubit të Partizanit, të cilët përmes një deklarate shpërndarë për mediat, hedhin akuza të ashpra në drejtim të FSHF-së, ndërsa anëtarët e Komisionit të Apelit i kanë cilësuar "servilë".   

Reagimi i klubit të Partizanit:
"Klubi i Partizanit “përshëndet” vendimin e Komisionit të Apelit, i cili ka lënë në fuqi të njëjtin dënim si edhe Komisioni i Disiplinës, me katër ndeshje pezullim. Përgëzojmë “besnikërinë” e servilëve që janë punësuar dhe paguar në mënyrë direkte ndaj eprorit të tyre. Shpresuam dhe kërkuam drejtësi, duke i dhënë shansin për herë të fundit institucioneve të (pa)varura gjyqësore të futbollit, por sinjali i tyre ishte shqetësues për futbollin në Shqipëri. Nuk dorëzohemi as për titullin kampion dhe as për të kërkuar futboll të ndershëm. Klubi i Partizanit garanton se titulli i sivjetëm do jetë më i bukur, jo prej kohëzgjatjes nga trofeu i fundit, por sepse do i japim një leksion ndershmërie të gjithë këtij sistemi të kalbur, duke nisur nga drejtuesit e FSHF-së, punonjësit e tyre që për një rrogë po shesin edhe idealet, ashtu edhe të gjithë puthadorët e presidentit të Federatës, që shpresojnë për të marrë “dhurata” dhe tolerime. Partizani nuk është vetëm, por i gjithë shqiptarëve. Drejtësia vonon, por nuk harron!”. 

partizani


Ndërkohë, gjatë pasdites së kësaj të enjte, "Ultras Guerrils" protestuan përpara ambienteve të FSHF-së me thirrje kundër federatës dhe kreut të Armand Duka.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin